Ballina Shëndet Qëndrimi në diell, patatet krijojnë solaninë, një kimikat toksik për njeriun

Qëndrimi në diell, patatet krijojnë solaninë, një kimikat toksik për njeriun

Patatet në asnjë mënyrë nuk duhet të shiten në rrugë apo në tezga ku preken nga rrezet e diellit. Sipas Sokol Stafës i cili është ekspert i sigurisë ushqimorë, brënda patates prodhohet një toksinë e rrezikshme që e ka emrin solaninë.

“ Në momentin që e ekspozojmë pataten në dritë të diellit atëherë krijohet klororfil brënda ose poshtë lëkurës së patates. Ky lloj klorofili krijon solanine e cila është shumë toksike”- tha Sokol Stafa, ekpert i sigurisë ushqimore.
Po sa kohë duhen solaninës që të shfaqet në patate?
“ Nëse patatja qëndron në raftet e ekspozuara në diell për një kohë rreth 3-4 ditë në produkt fillon e shfaqet ngjyra jeshile e cila do të thotë se po prodhohet toksina solanina”- tha Sokol Stafa, ekpert i sigurisë ushqimore.
Kjo toksina është tepër e rrezikshme, pavarësisht kësaj patatet jeshile i gjen në çdo tezge ku ka diell.
“ Simptomat e para të kontaminismit me solaninë është diarreja, dhimbja e stomakut dhe pulsim të ngadaltë. Neë solanina konsumohet ë masë shkakton vdekje”- tha eksperti.
Ndryshe nga eksperti i sigurisë ushqimore i cili thotë se pataja jeshile nuk duhet të konsumohet, për tregtarët kjo patate helmuese është një ushqim i shëndetshëm.
Zonjë ju jeni një prodhuese, kur një patate lëshon këto sytha dhe bëhet jeshile cfarë do të thotë?
“Është kështu sepse e ka zënë dielli. Kjo do të thotë që është bërë gati për tu mbjellë dhe nuk ka asgjë të keqe që të hahet”- thotë një tregtar.
“ E ka nga dielli na që nuk është mbuluar me dhe. Po për solaninën keni dëgjuar? Udhëro?? Jo, Jo nuk përdoret solaninë tek pataja se nuk e duron dot. Do ta bëjë drekën me këtë patate? Po, po do ta skuqja në furrë- tha një tregtare.
“ Kjo jeshilja pse është bërë? Ka qenë në diell. A sjell proleme shëndetësore? Jo,.Jo kjo mund të hahet”- tha një tregtar.
“ Kjo nuk konsumohet. Përse? Si pse?! Kjo të helmon është patate e vjetër .Përse është bërë jeshile? Nga rrezet e diellit dhe të helmon . Pse të konsumoj patate, unë pi birrë më djath kackavall dhe je në rregull”- tha një tregtar.