Ballina Bota Zbulohen më shumë se 50 liqene në Grenlandë

Zbulohen më shumë se 50 liqene në Grenlandë

Shkencëtarët kanë identifikuar 50 liqene të reja me ujë të rrjedhshëm, nën shtresën e akullt në Grenlandë.

Më parë ata kanë pasur njohuri vetëm për katër liqene.

Në Antarktidë gjenden rreth 470 liqene nën akull, mirëpo studimi i fundit amerikano-britanik, vërteton se gjendja është ndryshe në rajonin polin verior.

Megjithatë, liqenet nuk konsiderohet të jenë të mëdha. Përderisa liqeni më i madh, Vostok, 250 kilometra, në Antarktidë, liqeni më i madh gjysmë-glacial në Grenlandë është vetëm gjashtë kilometra i gjatë.

Hulumtuesit janë të interesuar në gjetjen e këtyre liqeneve, sepse sipas tyre ka diçka mbrapa rrjetit ujor në këtë pjesë.

Në Antarktidë, një numër liqenesh, duke përfshirë Vostokun, kanë qenë shënjestër e kërkimeve shkencore.

Ata besojnë se në disa prej liqeneve më të vjetra ka organizma të lashtë, që kanë mbetur aty prej kohës kur është formuar shtresa e akullt.