Ballina Bota OKB: Bota mund të përballet me “aparteid” nga ndryshimet klimatike

OKB: Bota mund të përballet me “aparteid” nga ndryshimet klimatike

Një ekspert i OKB-së ka paralajmëruar përballjen e botës me një “aparteid” të shkaktuar nga ndryshimet klimatike.

“Të pasurit do të paguajnë për të shpëtuar nga uria, derisa pjesa tjetër e botës do të lihet të vuajë”, tha Philip Alston, raportues i posaçëm i OKB-së, për varfërinë ekstreme.

Sipas tij edhe pse disa objektiva për të adresuar këtë çështje aktualisht janë arritur, miliona njerëz do të varfërohen në botë.

Në raportin e tij, ai thekson se të varfërit në botë, ka gjasa të goditen më së shumti nga temperaturat në rritje, mungesat e mundshme të ushqimit, si dhe konfliktet që mund të shoqërojnë një ndryshim klimatik.