Ballina Aktualitet “DASMA E VITIT”, ALBANI e MONA në “Amazona” të KOSOVËS

“DASMA E VITIT”, ALBANI e MONA në “Amazona” të KOSOVËS

“DASMA e VITIT” sot, te “Amazona” në Prishtinë: ALBANI (djali i ambasador e dr. Islam Lauka) martohet me MONEN (vajza e dr. Saleh Alhaj Fadlalla).

Atmosfera e “Dasmës së Vitit” në tre kontinente e katër shtete: në Amerikë ku cifti ndjek studimet për gradën e doktoraturës në shkencat përkatëse; “Kanagjeci” në Pallatin e Emirateve – në kryeqytetin Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, pardje në Bytyc e Valbonë e, prej natës së mbrëmshme e deri në orët e para të ditës së sodit në “Amazona” të Prishtinës (në vendin magjik e madhështor të eventeve të tilla).

Nderonin me praninë e tyne: z. Ramush Haradinaj – kryeministër i Kosovës; z. Fatmir Sejdiu- ish President i Kosovës; nga Familjet e Adem Jasharit e Azem Hajdarit,etj; z. Harry Bajraktari- Nderi i Kombit ( ardhë nga Amerika), z. Besnik Dushaj – kryetar i Bashkisë së Tropojës; z. Flamur Gashi – këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë; z. Qemal Minxhozi – ambasadori i Shqipërisë në Kosovë; miqtë nga Emiratet e Bashkuara Arabe; etj., miq e të afërm e dashamirë të Familjes së Madhe Lauka nga Shqipëria e Kosova, nga Rajoni Shqiptar në Ballkan, nga Europa e Amerika.
Gjithashtu dërguan mesazhet e tyre të urimit prof. dr. Sali Berisha – ish President e ish-Kryeministër i Shqipërisë e qindra të tjerë.

Atmosferën e “Dasmës së Vitit” e ndezën këngtarët kombëtar Fatmira Brecani – Mjeshtër e Madhe, Eli Fara – Mjeshtër e Madhe, Shkëlzen Jetishi (Xeni) i Gjakovës; koreografi Skënder Haklaj – Mjeshtër i Madh me Grupin e Valleve të Tropojës, etj.

Po i përcjell disa shkrepje rasti e fragmentare me celularin tim, pasi do të publikohen dhe foto nga disa kameramanë e fotografë të pranishëm në “Dasmen e Vitit”.
Ramiz LUSHAJ – Prishtine