Ballina Kuriozitete Cili është shteti ku secila prej ndërtesave është lyer me një ngjyrë...

Cili është shteti ku secila prej ndërtesave është lyer me një ngjyrë të caktuar sipas shërbimeve që ajo ofron?

Kur flasim për variacion ngjyrash, shteti i Groenlandës (Greenland-toka e gjelbër) ndryshe nga ajo që emri i saj thotë për të, ka shumë pak për të ofruar, sepse është pjesën më të madhe të kohës e mbuluar nga dëbora.

Por nuk mund të themi të njejtën gjë për ndërtesat e saj, të cilat janë të gjitha të lyera më një ngjyrë të veçantë.

Ndoshta shumë kush që do t’i shikonte ato  und të mendonte se ato janë lyer qëllimisht për të tërhequr turistët e ndryshëm dhe për të marrë më shumë pëlqime në rrjetet sociale, por jo e vërteta është krejt tjetër. Secila prej ndërtesave është lyer me një ngjyrë të caktuar sipas shërbimeve që ajo ofron.

Pesë janë ngjyrat me të cilat janë lyer ndërtesat në Groenlandë, dhe ato janë pesë ngjyrat bazike: e kuqe, e zezë, e verdhë, jeshille dhe blu.

Sistemi i kosidmit të ndërtesave sipas ngjyrave në Groenlandë daton që në shekullin e 18-të.

Në atë kohë asnëj rrugë nuk kishte emër, apo një numër të caktuar, çdo gjë rrotullohej rreth ngjyrave dhe ngjyra e çdo godine përfaqësonte një shërbim të caktuar.

E verdha përfaqësonte çdo gjë që kishte të bënt me shëndetin. Të gjitha spitalet dhe shtëpite ku jetonin doktorët dhe infermieret ishin lyer me këtë ngjyrë.

E kuqja përfaqësonte një dyqan ose një kishë, ndërsa bluja një fabrikë.

Ngjyra e gjelbër është ngjyra e industrisë së telekomunikacionit.

Megjtihatë, studiuesit shpreh se ky sistem padyshim që ka mangjësitë e tij, sidomos në vitet e para ky filloi të vendosej në praktikë.

Edhe në ditët e sotme shumë prej shtëpive në Groenlandë janë të lyera me ngjyra të ndyshme, megjithatë asnjë prej tyre nuk shpreh shërbimet e së kaluarës, madje sot të gjtihë mund t’i lyejnë me çfarëdo ngjyre që duan shtpitë e tyre.

Megjithatë një pjesë e madhe e spitaleve edhe sot kësaj dite janë të lyera në ngjyrë të verdhë, dhe një numër i madh katedralesh janë akoma në ngjyrë të kuqe.