Ballina Bota BE bën thirrje për lidhje më të ngushta me Azinë qendrore

BE bën thirrje për lidhje më të ngushta me Azinë qendrore

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian miratuan një strategji të re për Azinë qendrore, e cila synon të krijojë një “partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm” midis bllokut dhe vendeve të rajonit.

Gjatë takimit në Bruksel, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë se strategjia do të sigurojë një kornizë të re të politikave “për angazhimin e BE-së me vendet e Azisë qendrore gjatë viteve të ardhshme”.

Ministrat thanë se i mirëpresin “marrëdhëniet e forcuara” midis BE-së dhe Kazakistanit, Kirgizisë, Taxhikistanit, Turkmenistanit dhe Uzbekistanit.

Në vitin 2016, Kazakistani është bërë vendi i parë i Azisë qendrore që ka nënshkruar Marrëveshjen e Partneritetit dhe të Bashkëpunimit të Zgjeruar me Brukselin.

Kjo marrëveshje synon forcimin e dialogut politik dhe nxitjen e tregtisë dhe të investimeve të dyanshme.

BE-ja është aktualisht në negociata për marrëveshje të ngjashme me Kirgizinë dhe Uzbekistanin.