Ballina Bota Vdes në sallën e gjyqit ish-presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi

Vdes në sallën e gjyqit ish-presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi

Ish-presidenti i Egjiptit, Muhammad Morsi, vdiq, pasi i ra të fikët në sallën e gjyqit.

Morsi po ndiqte një seancë në lidhje me akuzat për spiunim kur vdiq, raporton televizioni shtetëror.

Sipas këtij burimi, trupi i tij u dërgua në spital.

Morsi, 67 vjeç, ka qenë figurë e lartë në lëvizjen islamiste Vëllazëria Myslimane, e cila tani është e ndaluar.

Atë e ka përmbysur nga pushteti ushtria e Egjiptit në vitin 2013, pas protestave masive kundër tij, të cilat kanë shpërthyer një vit pasi Morsi ka marrë detyrën si lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

Që atëherë, Morsi ka qenë në paraburgim.

Pas largimit nga pushteti, autoritetet egjiptiane kanë nisur përndjekjen e mbështetësve të tij dhe të Vëllazërisë Myslimane.