Levante e ka përfunduar në vend të 15-të sezonin e kaluar të La Liga-s. Klubi ku luan maqedonasi me origjinë shqiptare Enis Bardhi mund të kishte dalë edhe më mirë, por rëndësi për ta ka mbijetesa.
Padyshim që shumicën e pikëve klubi spanjoll i ka marrë brenda, në stadiumin Ciutat de Valencia.
Ai është një stadium modest në krahasim me ata të gjigantëve të kampionatit spanjoll dhe mban deri në 26,254 spektatorë.
14,610 tifozë të Levante-s kanë qenë të pranishëm në të gjitha ndeshjet brenda sezonin e kaluar dhe klubi ka vendosur t’i shpërblejë.
Ata do të marrin një biletë sezonale falas, një gjest i pabesueshëm që vërteton se i ka mbetur pak shpirt këtij sporti i cili rrotullohet vetëm rreth parasë.