Ballina ED/OP Taksisti nga Turjaka e Malishevës Nazmi Kastrati – që lexoi Kadaren,...

Taksisti nga Turjaka e Malishevës Nazmi Kastrati – që lexoi Kadaren, Dan Bown, Dostojevskin dhe shkrimtarë të tjerë vendas e Botëror – Shkruan, Izet Shala

Nga qytetit i Certifikatave – Intervistë me shkas

Tash e dy vjet, njeriu që më shtoi kureshtjen ta sodis, pa e bezdisur  fare, veç  një përshëndetjeje herë në mëngjesin e ndërruar të stinëve, herë mes ditëve të vapës e herë-herë ditëve të acarta, në të  njëjtin vend me të njëjtën makinë ngjyrë kuqe, herë dyert e hapura të makinës e herë të mbyllura, herë brenda e herë jashtë, por vazhdimisht me libër në dorë duke lexuar.

Ky është Nazmi Kastrati nga fshati Turjakë  i Komunës së Malishevës një  burrë, me moshë më shumë se gjysmë shekulli jetë. Një ditë ndaloi dhe shtrëngoi duart me përshëndetje, e pyes si të ecën puna e taksit? Më përgjigjet, jo keq pasi kohën me të madhe e kaloi me veprat e Ismail Kadares duke lexuar, tash kam arritur t’i lexoi njëzetë  veprat e tij, për një kohë relativisht të gjatë ( 18 muaj), por edhe vepra të shkrimtarëve botërorë.

E  pyes nga shkolla ç’ke të mbaruar? Filloren në Lumishtë, fshat në afërsi të Malishevës, kurse të mesmen për (Aviacion), në  Rajllovac të  Sarajevës.

Ç’ke punuar pos taksisë? , ndonjë punë tjetër, dikur nga gjysma e dytë e viteve tetëdhjeta deri në viti nëntëdhjetë e dy  si punëtor i makinerisë në Klinë.

Tani sërish taksi ai thotë e rëndësishme është të punosh, jo me çdo kusht veç në profesion, dhe e vazhdoi me pyetje  Si të duket  Kadare në vepra? Dhe cilat nga veprat të kanë tërhequr më shumë?

Ai  vazhdon të tregoi: Romanet e lexuara, “ Qyteti pa Reklama”, “Gjenerali i ushtrisë së Vdekur”,” Dasma”, “ Viti i mbrapsht”, “ Kështjella”,” Ditë Kafenesh”, “Përbindëshi”, “Prilli i thyer” , “Ura me tri Harqe”,dhe e ndaloi, po nga shkrimtarët botërorë, hajde një i them , përgjigjet Komplet kam lexuar Dan Bown si “ Kodi i Davinqit”, “ simboli i Humbur”,  bukur ndërhy.


Më trego se si duket Nazmiu para leximit dhe tash Nazmiu taksi që ka lexuar Kadaren  e të tjerë dhe sërish punon si taksist.

Kam përfituar shumëfish për vete dhe klientët  e mi, arsyeja me befason mua, kultura e  komunikimit të tij, rrëfimi metaforik  për veprat e lexuara, kujtesa e tij, analiza dhe shumë hipoteza tjera për jetën dhe ndërtimin e saj.

Pra Nazmiu , vazhdon Leximin e veprave, vazhdon edhe punën e taksit, vazhdon   me  performancën   brilante me portret  serioz dhe kollare, që në bisedë të mahnitë për analizat dhe mesazhet e veprave të lexuara.

Ndahem për t’u takuar sërish dhe për të mësuar diçka të re nga lexuesi i pasionuar , taksisti Nazmi Kastrati.

Pra kjo është një storje e suksesit për t’ përmbysur të gjitha  botëkuptimet negative se sot në zhvillimin teknologjik , njerëzit pak apo aspak nuk lexojnë.

Nuk është ky rast i vetëm, ka plot bashkëkombës të m’i që lexojnë, unë i uroi dhe ju dëshiroi, lexim të këndshëm.