Ballina Sport Ja 10 shitjet më të shtrenjta të Bundesligës, mes tyre edhe një...

Ja 10 shitjet më të shtrenjta të Bundesligës, mes tyre edhe një shqiptar (lista dhe shifrat)

Vizitat mjekësore, që i kaloi sot në kryeytetin spanjoll, para se të prezantohet si lojtar i Real Madridit, ishin pengesa e fundit për t’u kapërcyer nga sulmuesi serb. Ai e ka përmbushur tashmë ëndrrën e karrierës, për të luajtur me klubin më të titulluar në kontinent, sa i përket Ligës së Kampionëve. Luka Jović do të jetë nga sot e në vazhdim “mbretëror”, duke dërguar një shumë të majme financiare (60 milionë euro) në arkat e Eintracht Frankfurt me këtë transferim. Sidoqoftë, ai nuk është largimi (shitja) më i shtrenjtë i Bundesliga në histori. I paprekshëm mbetet rekordi (pagesa) që vendosi Ousmane Dembele në vitin 2017. Barcelona pagoi për yllin francez 105 milionë euro te Borussia Dortmund.Nëse bëhet një renditje e transferimeve më të shtrenjta nga Bundesliga drejt një lige tjetër, vendin e dytë e zë Kevin De Bruyne, me 75 milionë euro, ndërsa i treti është Naby Keita, me 68 milionë euro. Në tabelën e mëposhtme mund të njiheni me 10 shitjet më të kushtueshme të Bundesliga, ku bën pjesë edhe shqiptari Granit Xhaka. Jovic, që kaloi vizitat mjekësore te Real Madridi këtë të mërkurë, është vetëm i gjashti në këtë klasifikim, ndërsa Xhaka pozicionohet i nënti, me 43 milionë eurot e transferimit nga Borussia Mönchengladbach tek Arsenali, në vitin 2016.