Ballina Aktualitet Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton viziton Kosovën më 12 qershor

Ish-Presidenti amerikan, Bill Clinton viziton Kosovën më 12 qershor

Këshilli Organizativ për shënimin e 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-së në Kosovë, ka njoftuar se më 12 qershor, ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, do të qëndrojnë në Kosovë për të shënuar hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë 20 vjet më parë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebok, është bërë e ditur se Clinton do të mbajë një fjalim në ceremoninë qendrore, që do të mbahet më 12 qershor në Prishtinë.

Bill Clinton ka drejtuar Shtëpinë e Bardhë kur më 24 mars të vitit 1999, kanë nisur sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pati shpallur muaj më parë, vitin 2019, si vit të NATO-s.