Ballina Bota Estonia zgjidhet anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Estonia zgjidhet anëtare në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pesë shtete janë zgjedhur anëtarë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dy prej tyre për herë të parë.

Estonia dhe Shën Vincent dhe Genadines do të kenë për herë të parë ulëse në Këshillin e Sigurimit.

Nigeri, Tunizia dhe Vietnami po ashtu kanë fituar mandate dyvjeçare. Këto pesë shtete do të marrin këto pozita në Këshillin e Sigurimit vitin e ardhshëm.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka 15 anëtarë. Pesë prej tyre janë anëtarë të përhershëm dhe kanë të drejtë vetoje: Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Anëtarët e tjerë të Këshillit zgjidhen nga Asambleja dhe kanë mandate dyvjeçare.

“Ka qenë një përpjekje 14-vjeçare për të arritur këtu dhe jemi jashtëzakonisht falënderues”, tha presidentja e Estonisë, Kersti Kaljuliad.