Ballina Kulinari Receta e ditës/ Spinaq me patate

Receta e ditës/ Spinaq me patate

Përbërësit:

Për 4 persona duhen:

vezë 4 copë
spinaq 600 gr
patate 4 copë (të mëdha)
qepë të njoma 2 copë

Përgatitja:

Kaloni në tigan qepët e njoma të grira hollë. I hidhni pak ujë e lëre të ziejë 10 minuta. Mbi to hidh spinaqin të pastruar e të grirë jo shumë hollë. Lëre masën sa të zbutet spinaqi e të ketë thithur tërë lagështirën. Lëre masën e përgatitur të ftohet, ndërkohë patatet të grira në copa të mëdha i vini të ziejnë për 20 minuta në ujë me pak kripë. Pasi të jenë gati i shtypni me një pirua e sipër tyre hidhni spinaqin e përgatitur e vezët e rrahura më parë me pak qumësht e pak djathë të grirë.

Ndizni furrën e vendoseni në 200 gradë. Masën e përgatitur e hidhni ne një tepsi të lyer më parë me vaj ulliri. Sipër hidhni pak djathë të grirë dhe e lini në furrë të ngrohur më parë për 25-30 minuta.