Prindërve të të porsalindurve u këshillohet të mos u japin bebeve ujë sepse mund ta pësojnë edhe me vdekje. Ndonëse uji mund të duket krejtësisht i padëmshëm, edhe sasitë më të vogla të ujit mund të ndikojnë në balancimin e ujit të trupit të bebes.
Nëse u jepni bebeve nën gjashtë muaj vetëm një gotë ujë, ato mund të kenë mbingarkesë të veshkave dhe kjo mund të shpijë në hiponatremi – sëmundje shumë e rrezikshme.
Gjendja e tillë mund të shkaktojë komplikime si ënjtja e trupit, sulmet epileptike dhe, në raste ekstreme, mund të shkaktojë edhe vdekjen. Veç kësaj, nëse i jepni bebes ujë, kjo mund të ndikojë në aftësinë e bebes për t’i marrë vlerat adekuate ushqyese.
Lukthi i tyre është shumë i vogël dhe lehtë mbushet me ujë, gjë që jua vështirëson atyre absorbimin e nutrientëve. Derisa t’i mbushin të paktën gjashtë muaj, shumica e ekspertëve thonë se bebet duhet të ushqehen vetëm me qumësht të gjirit