Bulizmi mund të përfshijë shumë gjëra: ngacmim, emërtime të ndryshme, stereotipe, përjashtim nga grupet shoqërore, përhapje të thashethemeve, turpërim publik dhe kërcënime agresive. Mund të jetë në jetën reale ose përmes internetit.
Gjatë vitit shkollor 2017-18, 7 në 50 nxënës të shkollave publike të mesme anembanë Kalifornisë thanë se kishin përjetuar ngacmime për shkak të racës, përkatësisë etnike ose origjinës kombëtare gjatë 12 muajve të kaluar, thuhet në raportin e një analize të realizuar nga U.S. News & World Report.
Rreth 7% e nxënësve në të gjithë shtetin thanë se kishin përjetuar ngacmime të lidhura me paragjykimet e bazuara në fenë e tyre, ndërsa 6% raportuan të njëjtën gjë bazuar në statusin e tyre aktual ose të perceptuar të emigrantëve.
Raporti gjithashtu tregoi se studentët të cilët thanë se ishin ngacmuar për shkak të racës, përkatësisë etnike ose kombësisë kishin dy herë më shumë gjasa konsumonin duhan, dhe normat e tyre të pijes së alkoolit ishin më të larta: Katër nga dhjetë nxënës të ngacmuar përdorën alkoolin brenda 12 muajve të mëparshëm , krahasuar me tre nga dhjetë nxënës që nuk ishin ngacmuar.
Analiza përputhet me gjetjet nga një sondazh i vitit 2018, i botuar në revistën JAMA Pediatrics, me më shumë se 2,500 adoleshentë. Shqetësimet për diskriminimin në rritje u shoqëruan me frekuencë më të lartë të përdorimit të substancave. Gjithashtu tregoi 11% gjasa më të larta të depresionit dhe 12% gjasa më të mëdha të simptomave të çrregullimeve të hiperaktivitetit dhe vëmendjes.
Nëse e tashmja është e dhimbshme, e ardhmja po ashtu nuk është mirë për nxënësit që vuajnë nga bulizmi.
Hulumtimi tregoi se fëmijët e ngacmuar kanë më shumë gjasa të zhvillojnë ankth, depresion, madje të konsiderojnë edhe vetëvrasje më vonë në jetë.