Ballina Kulturë HYSNI LEPENICA VENDI QË ZË NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR Njoftim për...

HYSNI LEPENICA VENDI QË ZË NË HISTORINË E POPULLIT SHQIPTAR Njoftim për botime të reja historike – Nga Enver Memishaj

Kush është Hysni Lepenica (1900- 1943)

Komandant dhe udhëheqës i rendësishëm i Luftës Antifashiste, firmëtar i Marrëveshjes së Mukjes, 1 – 2 gusht 1943, anëtar i “Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë”, komitet që doli nga kjo Marrëveshje, Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar, Dëshmor i Atdheut, dekoruar pas vitit 1990 nga presidenti Sali Berisha, presidenti Alfred Moisiu dhe së fundi nga presidenti Bujar Nishani ”Nder i Kombit Shqiptar”

*          *         *

Me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Hysni Lepenicës, në vitin 2000, botova librin “Hysni Lepenica, Komandant i Përgjithshëm i Fuqive të Ballit Kombëtar”, Vëllimi i I, dokumente, këngë, kujtime dhe rrëfime. Recenca e librit nga prof. dr. Beqir Meta akademist, prof. dr. Muharrem Dezhgiu, Instituti i Historisë dhe prof. dr. Hysni Myzyri.
Këtë vit sapo ka dalë në qarkullim vëllimi i dytë  “ Hysni Lepenica, vendi që zë në historinë e popullit shqiptar”. Formati 24 x 17, faqe 740. Ky vëllim është një studim i plotë, shterues, mbi jetën dhe veprimtarinë  atdhetare të Hysni Lepenicës me materiale dhe dokumente te reja dhe nuk përfshin asgjë nga ato materiale dhe dokumente qe janë botuar në vëllimin e parë.
Konsulenca historike nga dr. Bujar Leskaj, ish deputet, ish ministër dhe sot Kryetar I Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Recenca nga prof. dr. Eshref Ymeri anëtar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane dhe dr. Nuri Dragoi, me nje vleresim per figurën e Hysni Lepenicës nga prof. dr. Paskal Milo.

Përkthimet: nga italishtja Etleva Memishaj – Kashau dhe Denada Sejdiaj, nga frëngjishtja: dr. Kujtim Nuro.

Kopertina:  Piktor i Popullit, Skënder Kamberi.

Vëllimi i dytë në fund ka edhe treguesin e lëndës të vëllimit të parë.

Libri hapet me fjalët e Naim Frashërit: “Nxirr të vërtetën në shesh, paskëtaj të mbretërojë / Errësira të përndahet, gënjeshtra të pushojë.( “Bagëti e Bujqësia”, Bukuresht, më 5 të majit 1886)

Si hyrje janë kujtimet e anëtarëve të Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar: Faik Quku, Kol Tromara, Ali Këlcyra dhe Hasan Dosti mbi çetat e para të Ballit Kombëtar.

Kapitulli i parë i librit merr në studim jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Hysni Lepenicës, një kapitull më vete është Hysni Lepenica gjatë luftës së dytë botërore dhe vazhdon, luftërat në të cilat ka luftuar ose komanduar Hysni Lepenica, beteja e Gërhotit, konkluzione: vendi që zë Hysni Lepenica në historinë e popullit shqiptar dhe mbyllet me kapitullin: mbrojtja e figurës së Hysni Lepenicës, po ashtu është trajtuar vatra atdhetare ku lindi dhe u edukua.

Në libër janë botuar edhe kujtimet e 29 bashkëluftëtarëve të Hysni Lepenicës, po ashtu janë dhënë njoftime për 114 personazhe historik që përmenden në këtë libër.

*      *      *

Po këtë vit sapo ka dalë në qarkullim edhe vëllimi i tretë “ Hysni Lepenica, dokumente dhe Bibliografi”, formati 24 x 17, faqe 380, që përmbledh dokumente mbi jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Hysni Lepenicës dhe bibliografinë.
Dokumentet e botuara në këtë libër, janë renditur sipas rendit kronologjik.

Në dokumente nuk janë përfshirë:

  1. Trakte dhe publikime të Ballit Kombëtar gjatë luftës 1939 – 1944, pasi ato janë botuar të plota në librin: Enver Lepenica “Parti Komuniste apo Parti Terroriste”, Triptik, Tiranë 2013
  2. Këngë, poezi dhe vjersha popullore, kushtuar Hysni Lepenicës pasi ato janë botuar të plota në librin Enver Lepenica “Himne, këngë dhe marshe patriotike të Ballit Kombëtar”, Tiranë 2017
    Në bibliografi, pasi jepet saktësisht vepra e cila është shfrytëzuar për të tre vëllimet jepen faqet ku citohet ose flitet për Hysni Lepenica, me qëllim që libri t’u shërbejë të gjitha shtresave të popullsisë që nga njerëzit e thjeshtë deri te profesorët e universitetit.
    Studimit mbi jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Hysni Lepenicës,  në tre vëllime dhe major Ahmet Lepenicës ( “Major Ahmet Lepenica Komandant i Përgjithshëm i Trupave Kombëtare në Luftën e Vlorës, 1920”) u kam kushtuar gjith jetën time.
    Jam krenar që munda të nxjerr në dritë shërbimet e shquara që këta dy burra i sollën atdheut tonë, në kohë shumë të vështira. Mbi bazën e veprave të mia ata zunë vendin e merituar në historinë
    e popullit shqiptar, morën vlerësimet dhe dekoratat më ta larta prej  presidentëve të Republikës së Shqipërisë. Jam krenar që ata patriot të shquar i vendosa në peidestalin e munguar dhe të merituar.

*        *       *

Lexuesi shqiptar do t’i  gjej këto libra në libraritë e Tiranës dhe të Vlorës dhe në biliotekat e këtyre qyteteve.

Shqiptarët e interesuar jashtë kufijëve të atdheut mund t’i porositin librat në këtë adresë:
ofrimi i shërbimeve nëpërmjet faqes online: ShtepiaeLibrit.com

Libraria ShtepiaeLibrit.com: Rruga Nikolla Jorga, Shkalla 9, Kati i Tretë Tirana, Albania

Emailadmin@shtepiaelibrit.com; Cel:  Gjergji 0662050438 / Elvisi – 0686052510