Mjafton të mendohet për shijimin e një filxhani kafeje dhe mendja jonë bëhet më e kujdesshme dhe e saktë.

Është kjo ajo që ka zbuluar një studim kanadez i Universiteti të Toronto, i publikuar në revistën shkencore ‘Consciousness and Cognition’.

Studiuesit zbuluan se në sajë të mendimit për kafenë, sinjalet që jepen në sjellje dhe mendime janë të qarta.

Kështu u zbulua se personat që ekspozoheshin ndaj stimujve të lidhura me kafenë, perceptonin më mirë, ishin më konkretë dhe të saktë.

Por kjo gjë nuk rezultonte tek ata persona që nuk konsumonin rregullisht kafe.

Kësisoj kushdo që të përfitojë më shumë përqendrim, bën mirë të mendojë më shumë për kafen.