Ballina Histori Tre dëshmorët Vuthjan nga Kralani i Kosovës (foto e video)

Tre dëshmorët Vuthjan nga Kralani i Kosovës (foto e video)

Vuthjanët ndër shekuj janë dëshmuar për vlera të larta njerëzore dhe atdhetare. Mençuria, trimëria dhe burrëria e tyre  kanë lënë gjurmë të pashlyeshme për fatet e atdheut. Lëvizjet e Vuthjanëve nga trojet e tyre  stërgjyshore kishin qenë  rrjedhojë e përndjekjeve nga ana e  pushtuesve të vjetër e të rinj ndërsa ikjet e tyre në forma dhe mënyra  të reja  nuk  kane pushuar deri në ditët e sotme.

Për virtytet e denja të vuthjanëve rapsodi popullor do te thoshte “Ngado që shkeli këmba e vuthajnit, nder të madh i bën vatanit”. Të këtillë ishin edhe tre pjesëtarët e UCK-së tani dëshmor te kombit:  Xhavit Islami,  Shefqet Dervishi dhe Blerim Ahmeti,  nga fshati Kralan të Gjakovës në Kosovë e me origjinë nga Vuthajt.

Lavdi për jetë dëshmorëve  vuthjan:

Dëshmori: Xhavit Islami dëshmori: Shefqet Dervishi dëshmori: Blerim Ahmeti

VUTHJANET E KRALANIT DHE PREJARDHEJAE TYRE !

Historia e vuthjanve të shpërngulur në  Kralan daton rreth 180 deri 200  vite më parë, respektivisht që nga koha e pushtimit të Turqisë. Në të dhëna të historisë orale e  gojëdhëna të trashëguara  brez pas brezi dhe të njohura për artikullshkruesin, thuhet se pjesa dërmuese e  vuthjanëve të ardhur në fshatin Kralan i përkasin shtëpisë së Demë Gjakës,  përkatësisht vëllazërisë Vukaj të Nrel Balës,  vëllait të Gjon Balës.

Në atë kohë veziri i Shkodrës ku ishte selia e sanxhakut  ishte një njeri me fuqi e pushtet të pakontrolluar në Tokat Shqiptare i cili pos pasurive të tjera kishte edhe shumë bagëti . Bjeshkët e Vuthajve ishin për plot kullota për bagëtinë e tij, andaj për te shkelur territorin e Vuthjaneve dhe për t’ua matur pulsin e tyre ai k8shte  urdhëruar 10 barinj të e tij qe të kullosin  bagëtinë ne bjeshkët dhe në pronat e Vuthjanve.  Por veziri për nevoja të  bagëtisë së tij dëshironte ti zotëronte edhe burimet e ujit. Trimat e Vuthajve nuk e kishin në mend ta lejojnë uzurpimin e kullosave e burimeve dhe sëbashku me shumë shokë e miq Vuthjanë te fortë e të mençur ua kishin zënë priten barinjve të vezirit,  ua kishin marrë bagëtinë, ua kishin  pre  disa ogiç dhe ua kishin  marrë këmbanat e ogiqëve.

Në një refren të këngës së kohës për këtë ngjarje thuhet kështu:

  • “Kurt Mehmeti po pisket
  • Këtij Demë Gjakës po m’i thërret
  • Merri djelt hajde përpjetë
  • Le ta din veziri e Shkodra
  • Se kjo tokë asht e jona”

Kur veziri i Shkodrës kishte marrë vesh se çfarë i kishin bërë barinjëve të tij djemtë e Vuthajve, kishte vendosur ti shpërblente  materialisht të gjithë ata  që do ti bënin dëm djemëve të fshatit Vuthaj, dhe kishte dërguar zaptin e tij për tu hakmarrë. Nga ajo kohe thuhet se dy djem te truallit të Demë Gjeks shkojnë në Kosovë dhe vendosën në fshatin Kralan ku edhe sot jetojnë pasardhēsit e tyre.

Në dhënat e informatat që i kemi siguruar nga kontaktet tona me kralanasit thuhet se edhe emërtimi Kralan rrjedhë nga vuthjanet e ardhur te cilët shquheshin me pamje te flokëve te dredhura (kaçurrele) qe ndërlidhet  me fjalën KRELË  – thuhet se  është krijuar edhe emri i fshatit KRALAN.

Sot ne fshatin Kralan janë më se 120 shtëpi vuthjanë dhe po ashtu nga vëllai tjetër i kësaj familje vuthjane janë edhe 60 shtëpi në fshatin Balica e Malishevës.

Vuthajnet e Kralanit edhe pse te larguar nga Vuthjat qindra vjet më parë duke ruajtur me xhelozi e fanatizëm dhe duke i percjellë traditat vuthjane tek gjeneratat e reja,   me respekt e krenari flasin për rrënjët e origjinës, për qëndresën e tyre ndaj vezirit të Shkodres dhe të pushtetit turk në përgjithësi, për vëllezërit e Vuthajve, e mbi të gjitha edhe për ndjenjen e krenarisë  të jesh  VUTHJAN.

ESAD GJONBALAJ