Ballina Aktualitet Evropa liberale apo populiste?. – Nga QAZIM SELIMAJ

Evropa liberale apo populiste?. – Nga QAZIM SELIMAJ

Dje startuan zgjedhjet politike në Evropë. Zgjedhje të cilat do të rikonfigurojnë parlamentin e evropian. Ato po priten me vëmendje jo vetëm nga evropianet por edhe nga bota politike.
Më interes të veçantë këto zgjedhje ndiqen edhe në Ballkanin Perëndimor, pasi në një masë apo në një tjetër ndikojnë zhvillimet politike dhe integruese të shteteve të ketij rajoni.
Nga këto zgjedhje do të dalë qeveria e re evropiane e cila do të ketë rol kyç në prologun e dialogut Serbi –Kosovë, liberalizmin e vizave por edhe në hapjen negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
Pra në një farë mënyrë deshëm apo nuk deshëm ajo çfarë do të prodhojë këto zgjedhje është e lidhur ngushtë edhe më çfarë ne presim.
Po cilat janë rezultatet e pritshme?.
Nga të dhënat e shumë sondazheve shihet qartazi se dy grupet tradicionale mbështeste të zgjerimit të BE-së (të djathtët dhe socialistet &socialdemokratet) do të kenë tkurrje, veçmas e majta.
Rritje priten të kenë populistët apo të djathtët ekstrem të cilët janë të angazhuar në kthimin e shumë kompetencave ligjore drejt vendeve anëtare si dhe shtrëngimin e kushteve për zgjerim të BE-së.
Kjo ka sjellë që beteja elektorale të zhvillohet brenda të djathtës duke u ndarë në dy grupe të mëdha të cilat e kanë dhe mbështetjen me të madhe të elektoratit evropian. (Mos i votoni populistet bënte thirrje Kancelarja Merkel ne fundin e fushatës).
Vizatimi i ri i Parlamentit Evropian natyrshëm do të ketë implikime të ndieshme në të ardhmen e integrimeve evropiane të shteteve shqiptare por edhe zhvillmet socio – politike brenda shqiptare.
Prandaj Qershori apo shtatori do të jenë shumë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Çfare të sjell rasti nuk mund të sjellin vitet thotë një fjale e urtë popullore.
Nëse Shqiperia humbet rastin ne qershor për hapje e negociatave dhe Kosova liberalizmin e vizave procesi rrezikon të vendoset në një terren të rrëshqitshëm se paku për vite të tjera.
Ata politikanë që nuk e vlerësojnë sot situatën dhe nuk ulen për të gjetur zgjidhje mbarë kombëtare duke bere hapa pas dhe zhveshur nga pushteti thjesht duhet të mbahen si përgjegjës dhe të marrim çmim politik dhe elektoral. Qeveritë e të dy vendeve duhet të kuptojnë se djegia e rastit është dhe mbetet përgjegjësi para e mbi të gjitha e tyre. Beteja politike për të mos humbur dhe për të fituar me çfarë do lloj çmimi është dhe do të mbetet dëm kombëtar me kosto të rëndë për të sotmen dhe të nesërmen. Në politikë ka një rregull kokëfortë dhe të padiskutueshëm që kur mendon si të fitosh duhet të mendosh edhe si të humbësh.
Koncepti totalitar në bazë të cilit është ndërtuar për dekada politika shqiptare për të rrënuar politikisht kundërshtarin me çdo mjet e me çdo çmim duhet të ndalet dhe palët ti kthehen marrëveshjes duke u vënë në pozita të barabarta.
Politikanët shqiptare dhe veçmas Kryeministri duhet të heqë dorë nga filozofia: O të gjitha, o asgjë. Ai duhet të hapë udhë dhe të angazhohet publikisht për të hetuar akuzat e opozitës më garanci ndërkombëtare. Për vendet demokratike pengimi i drejtësisë është dhe mbetet krimi më i rëndë gjatë ushtrimit pushtetit.
Shihni në SHBA: I vunë në dispozicion një fond prej 28 milion dollarë një prokurori te pavarur për të hetuar akuzat e medies dhe opozitës ndaj Presidentit amerikan për pengim te drejtësisë. Rritja e besimit ndërmjet palëve politike të pozicionuara në bunker dhe kthimi i sistemit në shtratin e kritereve të Kopenhagenit duhet filluar nga hetimi i akuzave të opozitës dhe të mbyllet me zgjidhje nëpërmjet zgjedhjeve politike.
Në situatën çfarë jemi ngërthyer i vetmi arbitër duhet të jetë sovrani. Kjo do ti hapte rrugë kthimit të palëve politike reale në kushtet e marrëdhënieve normale brenda sistemit. Sistemi duhet rifunksionalizohet duke i sjellë palët në sjellje racionale.
Përndryshe në do të vazhdojmë me sukses të plotë të humbin rastin dhe shansin për të vazhduar përpara duke u kthyer jo vetëm në problem brenda vetës dhe per stabilitetin por edhe për BE-në dhe SHBA-në.
Ajo që pritet të vijë nga zhvillimet politike evropiane nuk do të jetë shumë atraktive për luksin e ngatërresave e ngatërrestareve shqiptarë sidomos për ata që janë në sundim.
24.05.2019