Ballina Bota Stuhitë godasin disa rajone të SHBA

Stuhitë godasin disa rajone të SHBA

Së paku shtatë persona janë vrarë nga disa stuhi që kanë përfshirë disa rajone të Shteteve të Bashkuara.

Tre viktima u konfirmuan të enjten në shtetin Misuri.

Katër të tjerë u vranë në fillim të kësaj javë, përfshirë një në Oklahoma dhe një tjetër në Iowa.

Më parë, Shërbimi Kombëtar i Motit në SHBA lëshoi një paralajmërim për stuhitë e rënda që do të ndodhin në rajon. Njoftimi tha se të paktën 29 stuhi ishin raportuar gjatë 24 orëve të fundit dhe më shumë se 170 që nga e premtja e javës së kaluar.

“Kur goditi stuhia ndihej si një tërmet”, tha për CNN, Cindy Sandoval-Jakobsen, një banore lokale.

Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike. Zyrtarët e emergjencës kanë paralajmëruar për përmbytje të papritura që mund të ndodhin në rajonet e përfshira nga stuhia.