Tokophobia është frika e shtatzënisë dhe e lindjes. Gratë që kanë këtë fobi kanë një frikë patologjike të lindjes dhe shpesh duan të shmangin shtatzëninë ose lindjen krejtësisht. Kjo frikë prek gratë që kanë pasur përvoja të mëparshme traumatike të lindjes ose gratë që kurrë nuk kanë lindur një fëmijë.
Shtatzënia dhe lindja janë ngjarje të mëdha në jetën e shumë grave.
Mund të jetë një periudhë tepër e lumtur, mund të jetë gjithashtu dhe një burim stresi dhe ankthi. Këto janë shqetësime normale që pothuajse të gjitha gratë shtatzëna përjetojnë në një farë mase.
Simptomat
Tokophobia është një lloj fobie specifike, e cila është një çrregullim ankthi në të cilin njerëzit ndjejnë një frikë të paarsyeshme. Simptomat e tokofobisë mund të përfshijnë çrregullimet e gjumit, sulmet e panikut, ankthet e këqija dhe sjelljet shmangëse.
Simptoma të tjera mund të përfshijnë:
-Ndjenjat e tmerrit në mendimin e shtatzënisë dhe lindjes
-Ankthi dhe depresioni
-Frika e defekteve të lindjes, humbja e jetës së foshnjës ose të nënës
-Këmbëngulja për lindje cezariane
Shkaqet
Tokophobia mund të zhvillohet për shkak të një numri shkaqesh. Disa nga faktorët mund të jenë: humbja e kontrollit dhe privatësisë, abuzimin seksual në të kaluarën, frika e dhimbjes, frika për jetën e foshnjës ose mungesën e besimit tek mjekët .
Trajtimet
Është e rëndësishme që gratë me tokophobi të marrin trajtim me qëllim që të sigurohen që nëna dhe fëmija të jenë të shëndetshëm. Këshillohet marrja e mbështetjes nga një psikolog ose psikiatër.
Ofruesit e kujdesit shëndetësor të nënës mund të ofrojnë siguri, edukim dhe kujdes të duhur shëndetësor në mënyrë që gratë të eliminojnë frikën e tyre përreth procesit të lindjes.
Hapat që duhen marrë:
-Diskutoni ndjenjat tuaja me mjekun ose maminë tuaj.
-Filloni të krijoni një plan lindjeje.
-Bisedoni me njerëzit që besoni.
-Shmangni tregimet e lindjeve horror.
-Merrni eksperienca pozitive dhe mbështetje prindërore.
-Bisedoni me një profesionist të shëndetit mendor.