• Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
  • Diaspora
  • Rajoni
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Mali i Zi
  • ED/OP
  • Histori
  • Kulturë
    • Ravijëzime
    • Libra
    • Art
    • Muzikë
  • Sport
    • Shqipëri
    • Botë
  • Personazh
    • Intervistë
    • Portret
  • TE TJERA
    • Enciklopedi
    • Kulinari
    • Shëndet
    • Kuriozitete
Kërko
  • Kontaktoni
  • Kontribuo
Limit.al
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Bota
  • Diaspora
  • Rajoni
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Mali i Zi
  • ED/OP
  • Histori
  • Kulturë
    • Ravijëzime
    • Libra
    • Art
    • Muzikë
  • Sport
    • Shqipëri
    • Botë
  • Personazh
    • Intervistë
    • Portret
  • TE TJERA
    • Enciklopedi
    • Kulinari
    • Shëndet
    • Kuriozitete
Ballina ED/OP Bukuritë natyrore të Deçanit të rrezikuara nga krimi!? – Nga MSc. Adem...
  • ED/OP

Bukuritë natyrore të Deçanit të rrezikuara nga krimi!? – Nga MSc. Adem Lushaj, drejtor i “Shoqata e Intelektualëve të Pavarur” në Deçan

May 20, 2019
Share
Facebook
Twitter
Google+
Pinterest
WhatsApp

    Natyra në përbërje të saj ka resurse të cilat shfrytëzohen për interesa të njerëzve dhe zhvillim të gjithëmbarshëm të një vendi. Përderisa natyra në raste bën vet rregullim, njeriu me dashje apo pa të, bën edhe shkatërrim të saj, duke ia humbur bukuritë që posedon.

    Komuna e Deçanit mund të krenohet për bukuritë e saja natyrore, ngase këtë ua mundëson masivi i Bjeshkëve të Nemuna. Mirëpo, këto bukuri të rralla mjedisore janë duke iu nënshtruar rrezikut permanent të shkatërrimit, si nga prerjet ilegale, zjarrëvëniet, shfrytëzimi i egër i zhavorrit dhe degradimi i shtretërve të lumenjve, por edhe nga mungesa e një strategjie të mirëfilltë për shfrytëzim racional.

    Ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të Deçanit, pyjet zënë vend me rëndësi dhe kanë vlerë të çmueshme për zhvillim. Përveç rëndësisë ekonomike, kanë rëndësi dhe ndikim të madh, edhe në funksionin natyrorë mbrojtës: klimë, ajër, ujë, tokë konservim të trashëgimisë biologjike dhe funksionin socialo-kultural, siç janë: turizmi, rekreacioni dhe shumë funksione të tjera.

    Kushtet agro-ekologjike janë shumë të favorshme për një blegtori intensive me perspektivë të gjatë të zhvillimit. Disa nga Bjeshkët e kësaj komune, e sidomos Bjeshka e Belegut, paraqet pozicion të jashtëzakonshëm për zhvillim të turizmit dimëror dhe veror.

    Lumëbardhi i Deçanit është njëri ndër resursit më të rëndësishme të zhvillimit komunal, qoftë për atraksione turistike apo si burim i energjisë elektrike. Në Komunën e Deçanit, burojnë dhe kalojnë pellgjet ujore si: Lumëbardhi i Deçanit dhe i Lloçanit, si resurse të mira për prodhim të energjisë alternative, por edhe për shfrytëzim të ujit për pije dhe ujitje.

    Pa dyshim se resurset natyrore duhet shfrytëzuar për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, sikurse që duhet shfrytëzuar edhe resurset që janë në Deçan, këtë rast pyjet dhe Lumëbardhi. Mirëpo, zhvillimi i qëndrueshëm pos komponentës ekonomike, ngërthen në vete edhe komponentin social dhe mjedisor.

    Asnjë deçanas apo ekspert mjedisor, nuk është kundër shfrytëzimit të resurseve natyrore për qëllime ekonomike, e aq më pak për zhvillimin e Deçanit që ka mbetur ndër komunat më të pa zhvilluara, për arsye politike e të ndikuara nga Manastiri. Por, prerja e pa mëshirshme e pyjeve dhe investimet që bëhen nga KELAG në ndërtimin e Hidrocentraleve në rrjedhën e Lumëbardhit, po rrezikon zhdukjen e këtyre resurseve, gjë që do mallkohemi nga gjeneratat që vijnë. Në projektin për ndërtim të hidrocentraleve, nuk përfillën parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, ngase ndërtohen pa dëshirën e qytetarëve dhe janë degradues të mjedisit. Deçanasit në vazhdimësi janë ankuar dhe po ankohen për mungesë të ujit për pije, ngase ujësjellësi ishte dëmtuar gjatë kryerjes së punimeve dhe janë humbur burime të ujit. Po ashtu, gjatë sezonit veror nuk kanë mundësi të shijojnë freskinë e ujit të Lumëbardhit dhe bukurinë natyrore që ofron Gryka e Deçanit. Futja e ujit nëpër tuba (mbi 10 km), duke lënë shtratin e ujit pa “asnjë pikë uji”, e rrezikon biodiversitetin natyror, bile-bile rrezikohet edhe minimumi biologjik për peshqit dhe shtazët ujore, gjë që paraqet krim mjedisor, e dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Pra, Komuna e Deçanit është duke rrezikuar të humb dy resursit më të njohur zhvillimor (pyjet dhe lumin), ngase mungon një strategji për shfrytëzim racional të tyre, por edhe nga ndikimet politike dhe profitabile të individëve apo grupi të caktuar të interesit. Qytetarët, e mbi gjitha ekspertët mjedisor (jo veç të Kosovës), duhet të ngrisin zërin dhe ndërmarrin veprime në mbrojtje të resurseve mjedisore, duke menduar edhe për gjeneratat që vijnë pas nesh.

     

    Facebook
    Twitter
    Google+
    Pinterest
    WhatsApp
      Artikulli paraprak“Emerging Europe” artikull për Shqipërinë: Jeta në Shqipëri
      Artikulli tjetërBesnik MUSTAFAJ propozohet për Kryeministër i Shqipërisë
      limit

      ARTIKUJ TË NGJASHËMMË SHUMË NGA AUTORI

      FMN dhe Banka Botërore: “Ekonomia botërore përballë sfidave të reja”

      Faqja e parë e “Gazeta e Alpeve” Nr. 125, dt. 1 -15 Shtator 2026

      A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të bëhemi pjesë e BE?!

      Aktualitet

      Shqipëria formalizon pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

      limit - October 26, 2026
      0
      Shqipëria ka finalizuar marrëveshjen për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza (ISF), duke zgjeruar angazhimin e saj në përpjekjet ndërkombëtare për sigurinë...

      BE avancon planin “EU Inc” për bizneset inovative: regjistrim online brenda...

      October 24, 2026

      Deti i Zi – Parlamenti Europian kërkon masa urgjente për sigurinë...

      October 23, 2026

      Shqipëria drejt digjitalizmit të plotë të regjistrimit të bizneseve

      October 22, 2026

      OKB jep alarmin: Ngrohja globale mund të arrijë 2,8°C brenda këtij...

      October 21, 2026

      Bletët e egra po zhduken nga Europa, Alpet mbeten një strehë...

      October 20, 2026

      Nis viti i ri akademik në Shqipëri, 20 mijë studentë ulen...

      October 5, 2026

      G7 çliron 100 milionë fuçi nga rezervat për të frenuar çmimet...

      October 3, 2026

      “DiscoverEU”/ Hapen aplikimet për udhëtime falas me tren për 18-vjeçarët

      October 2, 2026

      OKB: Dialogu dhe diplomacia përballë dhunës

      October 2, 2026

      Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, lehtësimet vijojnë në fundjavë dhe festa

      October 1, 2026

      SHBA-ja kërkon nxjerrjen në treg të rezervave të naftës nga Gjermania...

      October 1, 2026
      • Kontaktoni
      • Kontribuo
      ©
      Më shumë tregime

      Shqipëria formalizon pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

      limit - October 26, 2026
      0
      Edit with Live CSS
      Save
      Write CSS OR LESS and hit save. CTRL + SPACE for auto-complete.