Ballina Bota Gjoba këmbësorëve që përdorin celularin në rrugë

Gjoba këmbësorëve që përdorin celularin në rrugë

New York shqyrton idenë për të vendosur gjoba për këmbësorët që kalojnë rrugën me sytë të përqendruar në celular. Masat ndëshkuese mund të nisin nga 25-250 dollarë, pasi fenomeni i përdorimit të celularit është një problem i vërtetë. Sipas statistikave, në metropolin e madh amerikan, çdo vit humbin jetën 300 këmbësorë, të cilët shtypen nga makinat.

Shkaqet mund të jenë disa, por një ndër ta është edhe përdorimi i tepruar i celularëve, duke bërë që këmbësorët mos të jenë të kujdesshëm teksa kalojnë rrugën. Të përjashtuar nga ky ligj do të jenë vetëm mjekët, pasi ata përballen me urgjenca të ndryshme dhe duhet t’u përgjigjen telefonatave. Propozimi ka mbërritur në Senatin e New York.

Edhe OBSH ka publikuar raporte mbi sigurinë rrugore, veçanërisht pas përdorimit të lartë të celularëve në jetën e njeriut. Përdorimi i tij është jo vetëm shpërqendrim për shoferët, por edhe këmbësorët, duke rritur në mënyrë të dukshme sjelljet e rrezikshme për jetën në rrugë.

Klan Plus