Në pranverën e vitit 1925, mbasi u ndërtua një fushë me bar 400 x 200 m në Tiranë (në zonën e shallvareve), filluan fluturimet e para ajrore të brendshme me destinacion Tiranë -Shkodrë Tiranë -Vlorë nga shoqeria Ajrore Gjermane “Lufthansa”.
Në bazë të kësaj marrëveshje 10 vjeçare, u krijua shoqëria ajrore shqiptare me emrin “Adria Aero Lloyd”.
Në gusht 1927 shoqëria “Adria Aero Lloyd” u ble prej zyrës së Aviacionit Civil të Trafikut të Ministrisë së Ajrit të Italisë, e cila zgjeroi fluturimet dhe në qytetet e tjera në drejtim të Elbasanit, Korçës, Peshkopisë e Gjirokastrës dhe u hapën linja ndërkombëtare me Romën, Milanon, Selanikun, Sofjen, Beogradin, Podgoricën.
Në vitin 1934 filluan punimet për ndërtimin e Aeroportit të Tiranës ( Laprakë ), të cilat përfunduan në fund të vitit 1935. Ky aeroport , i cili mori emërtimin zyrtar Aeroporti i Tiranës, u ndërtua sipas parametrave optimalë teknologjikë të kohës, me pistë asfalto-betoni me dimensione 1200 x 400 m, shoqëruar me pajisje teknike e ndërtesa të përshtatshme.
Fotot e meposhme janë të një bilete origjinale të ruajtura nga familja Kosturi në një udhetim te zonjës Adelina Kosturi , Korcë -Tiranë me kompaninë italiane ” Ala Littoria ” i dates 4/8/1937
Beniamin Bakalli