Ballina Kulturë DOLI NGA SHTYPI NUMRI 10 I THESARIT KOMBËTAR JUBILAR…

DOLI NGA SHTYPI NUMRI 10 I THESARIT KOMBËTAR JUBILAR…

Ky numër i librit Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare Suedi është numri10 – pra numër jubilar.

         Pse këta libra që mbajnë titullin “Thesar kombëtar i mërgatës shqiptare në Suedi” janë thesarë? A thua a janë thesarë?

         Nëse marrim parasysh brumin i cili është botuar në Thesarët… e gjertanishëm dhe vlerësimet që u janë bërë Thesarëve tanë kombëtar nga akademikët, doktorët e shkencave, studiuesit, kritikët e shumë, shkencëtarët, personalitetet eminente të shumë fushave jetësore në tërë gjeografinë shqiptare, vlerësimet nga referuesit me rastin e përurimit të tyre në Prishtinë, Tiranë, Boletin, Tetovë, Ulqin, Mitrovicë, Prizren, Pejë, Strugë, Therandë, Suedi, Zvicër, Gjermani dhe vende të tjera, atëherë askush nuk mund të ngelë më anësh pa e pohuar me shpirt e zemër se thesarët tanë janë thesarë dhe xhevahirë të vërtetë. Pra, qartazi shihet se me të vërtetë Thesarët… janë thesare të çmuara shkencore të cilat kanë lënë dhe do të lënë gjurmë shqiptare e atdhetare në Suedi dhe në tërë Shqiptarinë me vlera të cilat do t´u shërbejnë edhe gjeneratave të ardhme. I tillë është edhe kyu numër – numri 10.

         Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, Suedi, gjer më sot me një punë të përbashkët dhe me përkushtim kolektiv ka nxjerrur në dritë dhjetë numra të Thesarëve… me rreth 8000 faqe.

         Secili vëllim i Thesariut… e edhe ky që mban numrin 10 ka ndriçuar  veprimtarinë së pakursyeshme të shqiptarëve të cilët në trollin e Suedisë u angazhuan me mish e me shpirt për të vënë gurë në themelin e shtetit që quhet Kosovë. Kjo është arritur lehtë për arsye se ka pasur shumë veprimtari, shumë angazhime, ka shumë materiale dhe më shumë vullnet e dashuri.

         Por, që çdo gjë të jetë në vendin e vet, shkrimet mbështeten në hulumtimin e dokumentacionit origjinal i cili si i tillë, i pandriçuar dhe i pabotuar gjer më tani– është burim, material shkencor dhe thesar i çmuar me vlera shkencore.

         Thesarët kombëtar kryesisht u janë kushtuar kontributeve dhe sakrificave të bashkatdhetarëve tanë në shërbim të misionit për realizimin e pavarësisë së Kosovës. Duke realizuar këtë synim, gjer më tani në librat Thesar kombëtar… janë përfshirë shumë mjedise, shumë qytete e aktivitete, veprimtarë e aktivistë, me mijëra dokumente, gazeta, artikuj, lista, intervista, etj. nga qytetet dhe komunat si: Borås, Båstad, Falun, Göteborg, Hyltebruk, Hässleholm, Laholm, Landskrona, Lundegård, Lättarp, Smedjebacken, Uddevalla, Ängelholm, Vetlanda, Jönköping, Råslätt, Överum, Gulspång, Norrköping, Svenshögen, Stockholm, Malmö, Jokkmokk, Marks, Dals-Ed, Falkenberg, Perstorp, Hultsfred etj.

         Ndërkaq, nga territoret jashtë Suedisë që janë përfshirë në librat tanë “Thesar kombëtar” me tema janë prezentuar: Gjermania, Zvicra, Shqipëria, Kosova, SHBA, Ilirida, Rumania, Kroacia, Finlanda, Danimarka, Norvegjia, Mali i Zi, Vojvodina, Serbia etj.

         Se Thesarët tanë janë thesarë – ky nuk është konstatim vetëm i autorëve të këtij shkrimi, por këtë e kanë pohuar qartazi edhe të gjithë ata që i kanë pasur në dorë Thesarët tanë. Për të parë me konkretisht se Thesarët… tanë janë thesarë vërtetë të çmuar, do t´i citojmë vetëm disa nga kritikët, studiuesit, institucionet, politikanët, dijetarët, doktorët e shkencave, individët,  referuesit me rastin e promovimeve të Thesarëve tanë kombëtar… që janë bërë në vende të ndryshme. Këta thesarë i kanë vlerësuar e çmuar si të tillë shumë individë, akademikë, profesorë, doktorë shkencasg, kritikë letrarë, historianë etj. e ndër ta edhe: Prof. Dr. Mehmet Rukiqi, Daut Demaku, Prof. Dr. Shefkije Islamaj, Prof. Dr. Adem Zejnullahu, Prof. Salih Zogiani, Prof. Hysni Syla, Ramadan Haxhijaj, Bedri Tahiri, Mr. Fadil Gecaj, Prof. Zekë Murseli, Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit, Prof. Mursel Ibrahimi, ish kryetar i Komunës së Mitrovicës, Viron Kona, Agim Bahtiri, kryetar i Mitrovicës, Halit Barani, ish Ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, Prof. Dr. Jusuf Osmani, Prof. Ymer Berbati,Engjëll Berisha, Drejtori i Bibliotekës „Dr. Ibrahim Rugova“ në Gjakovë, Don Lush Gjergji, Prof. Halil Haxhosaj, Besa Gaxherri, Azem Gashi, Ali Asllani, Ramë Manaj, Prof. dr. Hysen Matoshi, Dr. Bashkim Lajçi, Kadri Tarelli, Xheladin Mjeku, Prof. dr. Zejnepe Alili Rexhepi, Prof. dr. Zeqir Kadriu, Mr. Sadije Aliti, Rami Kamberi, Paulin Zefi,Hyrë Tejeci – Murati, e cila madje në librin e saj më të ri “MONUMENT I DASHURISË SË PËRFLAKUR PËR ATDHE” prezanton shumë të dhëna statistikore karakteristike dhe interesante për 9 libra të ”Thesarit kombëtar”. ka nxjerrur statistika shumë interesante për Thesarët, ndër të cilët po përmendim vetëm sa vijon:

Thesarët prezantojnë mbi 50 shoqata shqiptare në Suedi.
Dega e LDK-së me 28 Nëndegë të saj në Suedi.
Fondet më të mëdha të grumbulluara për Kosovën.
Mbi 140 mësimdhënës kanë mbajtur mësimin plotësues në gjuhën shqipe në mbi 260 qytete të Suedisë
Shënimi i rregullt i festave Nëntorit, 2 korrikut, 7 shtatorit, 17 shkurtit.
evidentuara 21 protesta qytete ndryshme Suedisë për çështjen e Kosovës.
Listuar fakte lobimit institucionetsuedeze.
Evidentuar mbi 90 shkrime e publikime mediat suedeze.
Mbi 1600 herë përmenden fëmijët Thesarin kombëtar
Mbi 174 portrete veprimtarëveshqiptarë Suedi e hapësira tjera.
40 qytete është promovuar  ”Thesarikombëtar”, me mbi 160 fjalë rasti e referime.
Mbi 100 tituj librave autorëve ndryshëm.
Mbi 300 poezi.
Mbi 50 manifestime kulturore e artistike.
Janë mbajtur gjashtë Sesione shkencore, me 62 kumtesa.
Është evidentuar edhe lista e mbështetësve Thesarit kombëtar”.
Disa shkrime janë botuar edhe gjuhën suedeze, etj.

         Por, këtu duhet të theksohet edhe një çështje, çështja e donatorëve. Përveç ndjenjës dhe dashurisë për atdheun e kombin e anëtarëve të Shoqatës, mundësinë për botimin e Thesarëve kombëtar… e ka krijuar edhe shteti edhe populli mik suedez. Suedia na ka ndihmuar, na ndihmon edhe sot dhe neve na sheh si ambasadorë të mirë të Shqiptarisë – të vendit të prejardhjes. Këtu në radhë të parë medoemos duhet ta veçojmë dhe ta falënderojmë shtettin që quhet Mbretëria e Suedisë, institucionet, Organizatën Joqeveritare NYKTERHETSRÖRELSENS BILDNINGSVERKSAMHET (NBV), shqip: Lëvizja Antialkoolizëm, Veprimtari Arsimore, Kulturrådet (Këshillin për Kulturë), Komunat Uddevalla, Ängelholm, Falkenberg, Landskrona, Universitetin e Lundit dhe disa komuna të tjera e institucione suedeze të cila kanë mbështetur punën tonë me financa dhe në mënyra të tjera organizative.

         Në mënyrë të veçantë duhet sqaruar se krahët me të cilët ka fluturuar Shoqata jonë për nxjerrjen e 10 numrave të Thesarëve kombëtar… i ka edhe në një mori anëtarësh mbështetës të cilët madje nuk merren fare me shkrime publicistike, e as me veprimtari artistike. Këta anëtarë janë të vendosur fortësisht dhe me këmbëngulje të vëjnë gurë të mëdhenj në kështjellën e popullit dhe atdheut të vet, ta shkruajnë historinë për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Këta veprimtarë me shpirtbardhësinë dhe bujarinë e tyre janë duke e ndihmuar Shoqatën tonë në mënyra të ndryshme materialisht – me financime dhe shërbime. Idetë dhe përcaktimet e klasës krijuese i bëjnë realitet duke financuar botimin e Thesarit Kombëtar…, duke paguar qiranë për zyrën e Shoqatës, duke dhuruar financa në konton e Shoqatës dhe duke hequr shpenzimet për format e ndryshme të veprimtarisë sonë. Nëse këtyre zemërbardhëve u themi ”Ju falemnderit shumë!”, kjo nuk mjafton. Është Zoti i Madh ai që i sheh e i di të gjitha mirësitë e kësaj bote dhe bëmirësit e bujarët fisnikë i shpërblen me të mira dhe me begati të reja.

         Duhet theksuar në mënyrë të veçantë edhe bashkëpunimin që e kemi pasur me Ministrinë e Diasporës të Republikës së Kosovës, falë angazhimit dhe qëndrimit të Ministrit Ibrahim Makolli, për çka e falënderojmë sinqerisht.

         Nga individët që e kanë ndihmuar Shoqatën në veprimtarinë e saj me donacione për botimin e 10 numrave të Thesarit kombëtar… dëshiroj t´i përmend disa emra:

         – Halim Hoti, afarist, anëtar i Kryesisë së ShShAShS-së dhe Kryetar i komisionit për sponsorim

         – Albert Jashari, afarist, anëtar i Kryesisë SHSHASHS-

         – Arton Jashari, afarist, veprimtar

         –  Mr. Fadil Geci, afarist, nipi i Bajraktarit Llaushës, Anëtar Nderi i

            SHSHASHS- (Me banim LlaushëSkënderaj)

         – Qazim Hoti, afarist, anëtar iSHSHASHS-

         – Shaban Murseli, anëtar i Kryesisë SHSHASHS-

         – Mursel Shkupolli, afarist, anëtar iKryesisë SHSHASHS-

         – Robert Hoti, afarist, anëtar iSHSHASHS-  

         – Naim Latifi, afarist, anëtar iKryesisë SHSHASHS-

         – Burim Muharremi, afarist, anëtar iSHSHASHS-

         Haki Ademi, anëtar i SHSHASHS-

         – Drita NikoliqiBinaj, afariste, anëtare e Kryesisë Lidhjes Krijuesve

           Shqiptarë Mërgatë (Me banim Novi Sad Vojvodinës)

         – Mentor Duraku, anëtar i SHSHASHS-

         – Qamil Aliti, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS- (Me banim

           Gjermani)

         – Riad Aliti, afarist, Anëtar Nderi i SHSHASHS- (Me banim Gjermani)

         – Sebat Aliti, afarist, anëtar, SHSHASHS- (Me banimGjermani)

         – Xhelil Musa, afarist, Anëtar Nderi iSHSHASHS- (Me banim

           Gjermani)

         – Bujar Zhuri, afarist, anëtar iSHSHASHS- (Me banim Norvegji)

         – Bajram R. Peci, veprimtar, anëtar I SHSHASHS- Suedi.

         – Sami Hyseni, afarist, veprimtar Gjermani.

         – Kadrije Gurmani, veprimtare ngaShqipëria etj.