Ballina Art Kanadaja do të ndërtojë “Kullën e tokës”, kulla më e lartë prej...

Kanadaja do të ndërtojë “Kullën e tokës”, kulla më e lartë prej druri

Firma arkitekturore Perkins + ka prezantuar Kullën e tokës së Kanadasë, një ndertesë me përdorim të përzier që do të bëhet kulla më e lartë hibride e drurit në botë.

Duke u ngritur në 35-40 kate mbi gradaçelat e qytetit të Vancouverit, propozimi vizionar do të avancojë një grup të plotë të qëllimeve mjedisore në një mënyrë të paprecedentë.

Projekti do të demonstrojë një zhvendosje të mundshme drejt standardeve më të larta mjedisore në mënyrë dramatike. Një strategji materiale gjithëpërfshirëse, gjë e cila nënkupton përdorimin e drurit të rëndë si strukturë primare të ndërtimit, e cila do të sigurojë që “kulla e Tokës e Kanadasë” të jetë ndër vendet më të shëndetshme për të jetuar dhe punuar.

Qasja strukturore hibride nga Perkins + do të përdorë një bazë betoni dhe themeli së bashku me dyshemenë, muret dhe kolonat të ndërtuara prej drurit. Kjo qasje balancon performancën strukturore me ulje të ndjeshme të gazrave serrë. Ekipi, në bashkëpunim me grupin Delta, prioritizon reduktimin agresiv të emetimeve në të dyja ndërtimet dhe operimin.

Si një pjesë e CAGBC, programit pilot për ndërtesa me zero emisione karboni, kulla do të jetë një ndërtesë me zero emisione. Ndërtesa do të gjenerojë energji elektrike pa emetim në vend përmes përdorimit të teknologjisë së integruar fotovoltaike të ndërtimit. Krijimi i lidhjeve kuptimplote me mjedisin tonë natyror në të gjithë ndërtesën është një karakteristikë përcaktuese e dizajnit.

Struktura është projektuar për të mbështetur komunitetin dhe për të përmirësuar ndjeshëm jetesën në ndërtesat e larta të banimit në zonat urbane.