Ballina Bota Ndotja e ajrit në Meksiko City detyron banorët të qëndrojnë në ambiente...

Ndotja e ajrit në Meksiko City detyron banorët të qëndrojnë në ambiente të mbyllura

Smog blankets distant skyscrapers along Paseo de la Reforma in Mexico City, Thursday, March 17, 2016. An air pollution alert in greater Mexico City was extended Thursday, its fourth day, with authorities saying that despite slight improvements smog levels remained at almost 1 1/2 times acceptable limits in some areas.(AP Photo/Rebecca Blackwell)

Zyrtarët në Meksiko City kanë shpallur emergjencë të ambientit pasi ndotja e ajrit në kryeqytetin meksikan ka arritur nivele të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Ata kanë bërë thirrje për të qëndruar në ambiente të mbyllura dhe kanë treguar se vetëm një numër i veturave mund të qarkullojnë në qytet.

Kësaj situate është thënë t’i ketë kontribuuar edhe zjarri në pyjet e afërta.

Në zonën kryesore të këtij qyteti besohet se jetojnë rreth 21 milionë persona.

Nivelet e ndotjes së ajrit patën rënë dukshëm në vitet 1990 në këtë vend, derisa së fundmi është raportuar se vlerat janë rritur sërish.

Kryetarja e këtij vendi, Claudia Sheinbaum ka konsideruar pezullimin e orëve mësimore nëse situata përkeqësohet.

Ajo ka thënë se edhe tani nxënësit nuk po lejohen të largohen nga shkolla gjatë pushimit mes orëve mësimore.