Zyrtarët në Meksiko City kanë shpallur emergjencë të ambientit pasi ndotja e ajrit në kryeqytetin meksikan ka arritur nivele të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Ata kanë bërë thirrje për të qëndruar në ambiente të mbyllura dhe kanë treguar se vetëm një numër i veturave mund të qarkullojnë në qytet.
Kësaj situate është thënë t’i ketë kontribuuar edhe zjarri në pyjet e afërta.
Në zonën kryesore të këtij qyteti besohet se jetojnë rreth 21 milionë persona.
Nivelet e ndotjes së ajrit patën rënë dukshëm në vitet 1990 në këtë vend, derisa së fundmi është raportuar se vlerat janë rritur sërish.
Kryetarja e këtij vendi, Claudia Sheinbaum ka konsideruar pezullimin e orëve mësimore nëse situata përkeqësohet.
Ajo ka thënë se edhe tani nxënësit nuk po lejohen të largohen nga shkolla gjatë pushimit mes orëve mësimore.