Ballina Bota SHBA, 40 shtete padisin kompanitë farmaceutike

SHBA, 40 shtete padisin kompanitë farmaceutike

Më shumë se 40 shtete amerikane kanë paraqitur një padi, ku akuzojnë kompanitë farmaceutike se po bëjnë konspiracion për të rritur artificialisht koston e ilaçeve.

Në padi aludohet se, rreth 20 kompani janë përfshirë në aferën e manipulimit të çmimit të më shumë se 100 ilaçeve, përfshirë këtu trajtimin për diabetin dhe kancerin.

Një nga kompanitë e akuzuara është “Teva Pharmaceutical Industries”, prodhuesja më e madhe në botë e ilaçeve gjenerike. Ajo vet ka mohuar akuzat.

Padia ligjore, që pason një hetim pesëvjeçar, akuzon kompanitë e ilaçeve për përfshirje në një skemë për rritjen e çmimeve, në disa raste me më shumë se 1.000 për qind, e është paraqitur nga kryeprokurori i Connecticutit, William Tong.

15 individë janë përmendur po ashtu si të akuzuar për ideimin e skemës së manipulimit të çmimeve.