Ballina Aktualitet NATO nderon shqiptaren Zarife Hasanaj, ul flamurin shqiptar në gjysmë shtizë

NATO nderon shqiptaren Zarife Hasanaj, ul flamurin shqiptar në gjysmë shtizë

Në respekt të Dëshmores së Atdheut, Zarife Hasanaj, flamuri i Shqipërisë në selinë e NATO-s është ulur në gjysmështizë.

Me vendim të Këshillit të Ministrave, dita e premte, u shpall dite zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj, rënë në krye të detyrës gjatë misionit të saj në Letoni.

Ndërkohë, në Pallatin e Kongreseve u zhvilluan homazhe në nder të ushtarakes Hasanaj.