Ballina Sport Finalistë në Champions League, ja sa do fitojnë Liverpool dhe Tottenham

Finalistë në Champions League, ja sa do fitojnë Liverpool dhe Tottenham

Dy përmbysje të çmendura, dy rezultate fantastike për Liverpool dhe Tottenham që siguruan kualifikimin për në finalen e Champions League.Futbolli është biznes dhe nuk ka biznes më të madh se Champions League. Kompeticioni elitar i Europës është një minierë të ardhurash për klubet që marrin pjesë.Liverpool arriti të shkojë në finale të Champions League edhe sezonin e kaluar dhe në total përfitoi 81 milionë euro edhe pse nuk e fitoi trofeun.

Ndërkohë që këtë sezon, deri tani ka siguruar 107.2 milionë euro: 15 mln nga pjesëmarrja, 56 mln nga ecuria dhe rezultatet, 23 mln nga koeficienti në UEFA dhe 13 milionë nga të drejtat televizive.

Nëse fitojnë finalen, do të arkëtojnë edhe 4 milionë euro të tjera, që në total shkon në 111 milionë euro përfitime nga një sezon. Plot 26 milionë euro më shumë se sezonin e shkuar, ose 30 nëse fitojnë “veshëmadhen”.

Ndërkohë që për Tottenham shifrat janë më të ulëta.

Në sezonin e kaluar “Spurs” përfituan 61.3 milionë euro. Ndërsa këtë sezon deri tani kanë siguruar 101.6 milionë euro, 40.3 milionë më shumë.

15 milionë i kanë siguruar nga pjesëmarrja në Champions League, 55 milionë nga ecuria dhe rezultatet, 16 mln nga koeficienti në UEFA, si dhe 16 mln nga të drejtat televizive.

Nëse Tottenham arrin të fitojë në finale ndaj Liverpool do të arkëtojë edhe 4 milionë euro të tjera, që totali shkon në 106 milionë.