Ballina Shëndet Sa gjatë mund të qëndrojnë ushqimet në gjendje të ngrirë?

Sa gjatë mund të qëndrojnë ushqimet në gjendje të ngrirë?

Bags with frozen berries in refrigerator, closeup

Shumica prej nesh ngrimë gjërat ushqimore, dhe më së shpeshti mishin që ne blejmë në aksione.

Përveç mishit, ne gjithashtu ngrimë ëmbëlsira, supë, bukë, fruta dhe perime për disa muaj … Por mishi dhe ushqimet e tjera kanë një afat të caktuar, kështu që ato do të ruhen për një kohë të caktuar.

Ekspertët thonë se temperatura më e mirë e ngrirjes është -18 gradë, dhe ushqimi duhet të jetë i mbushur me sa më pak ajër në qese. Vendosni etiketën dhe shkruani datën e ngrirjes. Koha kur ushqimi mund të qëndrojë në frigorifer, pa u bërë kërcënim për shëndetin ose humbje të cilësisë, varet nga lloji i ushqimit.

Nëse ushqimi është i freskët i ngrirë, pas shkrirjes, ai me siguri do të jetë më i mirë se ai që ishte i freskët, por në fund të afatit të ruajtjes. Gjithashtu, procesi i ngrirjes nuk shkatërron vlerën ushqyese të ushqimit, transmeton KosovaPress.

Këto janë disa nga ushqimet që mund të qëndrojnë  të ngrira për një afat të caktuar në frigorifer:

Mishi me eshtra – 4 deri 6 muaj

Mishi pa asht – deri 12 muaj

Pula – 12 muaji

Pjesë të pulës – 9 muaj

Mishi i pjekur ose i zier – prej 2 deri 3 muaj

Pula e fërguar – 4 muaj

Pitja e pjekur me pemë – 6 deri 8 muaj

Ëmbëlsira nga djathi – 2 muaj

Buka vendore – 1-2 muaj

Buka industriale – deri 6 muaj

Buteri – 12 muaj

Qumështi – 3 – 6 muaj

Djathi i freskët – 1 muaj

Djathi i fortë – 6 muaj

Akullorja – 2 muaj

Jogurti – 1-2 muaj

Peshku i bardhë – 6 muaj

Peshku i kaltër – 2-3 muaj

Peshku i tymosur – 2 muaj

Peshku i gatuar – 4 deri 6 muaj

Pica – 1-2 muaj

Perimet –8-12 muaj

Frutat e arrave – 3 muaj