Ballina Bota Guterres paralajmëron “katastrofë” nëse ngrohja globale nuk ndalet

Guterres paralajmëron “katastrofë” nëse ngrohja globale nuk ndalet

Berlin, Germany - November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images)

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se bota duhet të ndryshojë në formë dramatike mënyrën se si i furnizon fabrikat apo makinat me karburante, për të kufizuar ngrohjen globale.

“Alternativa do të nënkuotone një situatë katastrofike për gjithë botën”, tha Guterres në një intervistë për agjencinë The Associated Press.

Ai i ftoi udhëheqësit botërorë në OKB, në muajin shtator, për t’iu kërkuar, siç tha, që të bëjnë më shumë për të ruajtur tendencat aktuale dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.

Guterres tha se do që vendet të mos ndërtojnë termocentrale të reja të qymyrit pas vitit 2020.

Ai po ashtu kërkoi që të vihet një çmim mbi përdorimin e karbonit.

Djegia e qymyrit, naftës dhe gazit shkakton ngrohje.

Temperaturat globale janë rritur tashmë rreth 1 gradë Celsius që nga fillimi i epokës industriale.

Në vitin 2015, vendet e botës vendosën një objektiv për të kufizuar ngrohjen globale në jo më shumë se 0.5 gradë Celsius nga tani.

“Nëse nuk i përmbaheni synimit, ajo që do të arrini është një fatkeqësi e plotë”, tha Guterres.