Ballina Bota SHBA do dërgojnë një anije ushtarake – spital në Venezuelë

SHBA do dërgojnë një anije ushtarake – spital në Venezuelë

Ushtria amerikane thotë se do të dërgojë një anije ushtarake – spital në rajonin e Venezuelës, treguesi më i fundit i përfshirjes më të madhe të SHBA në krizën që ka përfshirë vendin e Amerikës së Jugut.

Një zyrtar i Pentagonit i tha Zërit të Amerikës se anija – spital e USNS Comfort “do të dislokohet në ujërat e Amerikës Jugore javët e ardhshme”. Zyrtari tha se anija Comfort do të jetë në një “dislokim standard, që do të përfshijë kujdesin për refugjatët venezuelianë”.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë kohët e fundit se po konsiderojnë opsionin ushtarak në Venezuelë, ndërsa SHBA intensifikojnë presionin diplomatik dhe ekonomik në vendin e pasur me naftë.

SHBA kanë njohur Asamblenë Kombëtare dhe kreun e opozitës Juan Guaido si president i përkohshëm i Venezuelës dhe i kanë bërë thirrje Presidentit Nicolas Maduro të japë dorëheqjen.