Ballina Histori 20 VJET MË PARË U EKZEKUTUA POLITIKANI MË I SHQUAR I KOHËS,...

20 VJET MË PARË U EKZEKUTUA POLITIKANI MË I SHQUAR I KOHËS, AKDEMIK AGANI – Nga Harry BAJRAKTARI – Nderi i Kombit

Para 20 vjetësh më 6 maj 1999, ushtria dhe policia serbë ekzkutoi në mënyrë mizore politikanin më të shquar të kohës, intelektulin dhe akademikun Fehmi Aganin. Akademik Agani ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai ishte bashkëpunëtori më i afërt i presidentit Rugova. Qe nga fillimi ai u inkuadrua në LDK-së dhe si nënkryetar i saj punoi pandërprerë për gjetur një zgjidhje për Kosovën.

Me profesor Fehmi Aganin, i cili ka qenë disa herë në SHBA, kam pasur rast të bashkëpunoj më të në Washington dhe në New York për çështjen e Kosovës. Ai ishte një intelektual i madh dhe një figurë e shuquar e kombëtare.
Vepra e tij nuk do të harrohet asnjëherë, qoftë për çështjen e Kosovës, qoftë për kontributin që ka dhënë në arsimin univerzitar për shumë gjenerata dhe për kulturën e përgjithshme shqiptare.

Vepra e tij do të mbetet e paharruar.

New York, 2019