Përbërësit:
4 copa mish të bardhë pule
200gr spinaq
4 lugë djathë të thërrmuar
1 lugë ajkë ose mazë
1 lugë mustardë
1 thelb hudhre
1 lugë lëng limoni
1 lugë vaj
2 lugë gjalpë
kripë
vegetë
piper
Përgatitja:
Priten filetot me kujdes, sa të fitohet nga një xhep për mbushje dhe kriposet brendia me vegetë.
Vendosen në enë porcelani, u hidhen vaj, mustardë, hudhër e shtypur, majdanoz i grirë hollë, lëng limoni, piper dhe mbulohet ena.
Ndërkohë, bëhet përgatitja për mbushje.
Spinaqi lahet, grihet hollë ,zihet 2-3 minuta në lëngun të cilin e lëshon gjatë zierjes dhe, posa të ftohet pak, i shtohen djathë i grimcuar, ajkë, kripë, piper, përzihen mirë dhe me këtë masë të përgatitur bëhet mbushja e mishit.
Pasi të mbyllen me rrëmojëse dhëmbësh, kriposen, fërgohen në yndyrë me zjarr të fuqishëm nga të dyja anët, gjersa të marrin ngjyrë të kuqërremtë.
Nëse është mishi më i fortë, shtohen 2dcl ujë ose verë të bardhë dhe zihen në zjarr të ngadaltë për 30 minuta.
Shërbehen me pure spinaqi ose perime të ziera e të kaluara në yndyrë dhe me sallatë stine.