(1888 – 1969)
Don Ndre LUFI asht le në qytetin Shkoder në vitin 1888. Mësimet e para Ai i mori në Kolegjin Saverian, dhe të naltat i vazhdoi në Insbruck Austri, u Shugurue Meshtar me 30 Korrik 1919, plot 100 vjet perpara në Kishen e Zojës brij Kalasë dhe shkoi me sherbye në Mirditë. Ma vonë ka sherbye në Lezhë, gjithmonë tue spikatë tek Don Ndreu cilsitë fetare dhe Atdhetare të një kleriku të perkushtuem dhe korrekt. Kudo ku ka sherbye ka ndertue Kisha dhe qela të reja, per të cilat asnjëherë nuk ka kursye paisjet.
22 GUSHT 1950 Don Ndre Lufi asht arrestue në Shkoder, mbasi nuk pranoi me diskutue dhe as me aprovue kerkesen e shtetit komunist per “nenshkrimin e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare” të hartuem në vitin 1950, tue qendrue i pathyeshem.
Dosja 1822: Hetimet i fillon me hetuesit Çesk Shoshi, Dul Rrjolli dhe i “mbyllë me pelqimin e kryetarit të Degës së Mbrendshme, kriminelit njohun Nevzat Haznedari.
Në Dosje shenohet: “Nuk ka pranuar asnjëfarë faji, mëgjithse i është premtuar se do të ketë lehtësira, po i tregon të gjitha të vërtetat… Jam arrestuar, sepse nuk kam zbatue plotsisht urdhnin e Kryeministrit… Natyrisht, unë kam ma parë ligjët fetare e, mandej ata të shtetit. Kam shkue tek Imz. Bernardin Shllaku e kam bisedue me te. Po, se ma parë kam Zotin, mandej kam shtetin e qeverinë. Jam thirrë edhe në komitetin e Lezhës.
Ma mirë me prishë ligjët e Pushtetit se ata të Fesë…”(Dosja 1822 Arkivi MMTiranë)
Trupi gjykues me kryetar Ago Celi, ndiihmës gjyqtarë, Risto Jorgji e Mehmet Sinanaj, mbasi dëgjoi të pandehurin Don Ndre Lufi dhe dëshmitarët e akuzës… Vendosi:
Dënimin e Don Ndre Lufit me 20 vjet heqje lirije, që fillon me daten e arrestimit.
Asht arrestue me dt. 22 Gusht 1950. Me dt. 5 Mars 1951 ka ba rekurs: “Jam dënue nga Gjykata e Shkodres me 20 vjet privim lirije… Don Ndre Lufi. Dhe Gjykata e Naltë e ka refuzuar kerkesen e Tij…” Qendron burrnisht dhe mbasi bani 10 vjet burg nder kampe pune dhe shfarosje, lirohet në vitin 1960. Vazhdon sherbimin Fetar mësheftas deri në mbylljen e Kishave nga “Revolucioni Kultural i 1967”, deri kur shkoi tek nipi Gac Lufi.
Don Ndre LUFI ka vdekë me 5 Maji 1969 në Shkoder dhe asht varrosë në Rrëmaji…
Asht percjellë me nderime dhe respekt nga Populli i Shkodres, i cili ka vlersue dhe nderue gjithmonë Figurat e Mëdha të qendresës Fetare e Atdhetare si Kleriku i Nderuem Don Ndre LUFI, i cili rreshtohet nder Martirët e Gjenocidit komunist në Shqipni.
Këta rreshta le të vlejnë me kujtue 100 vjetorin e Meshtarisë n’ këte 50 vjetor të vdekjes…
Melbourne, 4 Maji 2019.