Ballina Diaspora Gjashtë Shqiptaro–Amerikanë në Shtëpinë e Bardhë për festimin e Pashkëve – Nga...

Gjashtë Shqiptaro–Amerikanë në Shtëpinë e Bardhë për festimin e Pashkëve – Nga Keze Kozeta Zylo

Në Shtëpinë e Bardhë, në shtepinë kombëtare amerikane Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump nderuan dhe udhëhoqën festimin e Pashkëve 2019-të, festë që hyri në vitin e 141-të.
Është një ceremoni e përvitshme që nga viti 1878- të ku sipas historikut në faqen e Shtëpisë së Bardhë Presidentët dhe familjet e tyre kanë festuar të hënën e Pashkëve duke organizuar një “Egg Roll” e cila mbahet në lëndinën e Jugut, South “Lawn” të Shtëpisë së Bardhë. Kjo është një nga ngjarjet më të vjetra në historinë e Shtëpisë së Bardhë.
Edhe pse “Egg Roll” e Pashkëve u mbajt më parë në bazën e ndërtesës Capitol Hill të SHBA-së, në 1878- të manifestuesit nuk u lejuan të rrokullisnin vezët pranë ndërtesës Capitol Hill.
Në vitin 1876, Presidenti Ulysses S. Grant nënshkroi projektligjin për ta fesstuar, por shiu i rëndë pas një viti me 1877 bëri që të anullonin aktivitetin e ditës. Vitin e ardhshëm, 1878, “Egg Roll” u vendos në Capitol, por u nxorën nga policia e Capitol Hill-it. Presidenti Rutherford B. Hayes merr ankesën e fëmijëve të zhgënjyer që rrinin pranë Avenue-s Pennsylvania në Capitol dhe i ftoi ata të vinin në Shtëpinë e Bardhë në lendinen South “Lawn”.


Që atëherë, fëmijët e vegjël dhe familjet e tyre kanë ardhur në Shtëpinë e Bardhë për të hënën e Pashkës për të gëzuar festimet vjetore.
Është një festë spektakolare për fëmijët që kanë fatin të marrin pjesë duke dëgjuar dhe u aktivizuar në lojëra të ndryshme, ku kryesorja është aktiviteti i fëmijëve që marrin pjesë dhe që rrotullojnë vezë të ziera në të gjithë lëndinën, mbajtja e vezëve në lugë druri tregonte se si e ruajnë balancën.
Zonja Trump organizoi dhe një lojë “hopscotch” të quajtur “Be Best”, ku është nisma e saj e hershme për të përmirësuar mirëqenien dhe sjelljen e fëmijëve amerikanë. “Hopscotch” është një lojë popullore në të cilën lojtarët hedhin një objekt të vogël në trekëndësha të numëruara ose një model të drejtkëndëshave të përvijuar në tokë dhe më pas kërcejnë ose hidhen nëpër hapësirat për të tërhequr objektin.
Ishin dhuruar 74.000 vezë për festimet e këtij viti nga fermerët anembanë vendit.
Banda ushtarake amerikane siguroi argëtimin.
Dalja e Presidentit Trump me zonjën e Tij Melania Trump veshur në ngjyrën e qiellit të hapur dhe Lepurushi gjigant i Pashkëve u mirëprit me duartrokitje dhe brohoritje nga fëmijët dhe prindërit pjesëmarrës.
Zonja Trump u lexoi fëmijëve “Gjërat e mrekullueshme që do të bëni” nga Emily Winfield Martin.
Zonja Trump i frymëzoi fëmijët që të shkruajnë kartolina për këdo që ata zgjedhin –si heronj të ushtrisë, shok dhe shoqe, familjarë, ku t’i postonin drejtpërdrejt nëpërmjet një kutie të Shërbimit Postar të SHBA-s.
Në këtë ngjarje të rëndësishme të organizuar në Shtëpinë e Bardhë dhe të udhëhequr nga Presidenti Trump dhe zonja e Parë Melania Trump ishin të ftuar dhe katër fëmijë shqiptaro- amerikanë nga mosha 8 deri ne 2 vjeç e gjysme si: Dea dhe Emma Liri Watkins, Saranda dhe Richard Jon Halsted me mamatë e tyre Valbonën dhe Klodianën. Për të gjithë ata ishte një pervojë e shkëlqyer që të festonin Pashkët në Shtëpinë e Bardhë dhe sot ata këtë përvojë të mrekullueshme e kishin ndarë me shokët dhe shoqet e klasës. Pas këtij aktiviteti të gjithë donin të bëheshin President, ndonëse Saranda 6 vjeçe pergjigjet se ka shumë ëndrra dhe do shumë punë ndaj nuk e di në se do të kem kohë për presidente…
Bota e fëmijeve është e magjishme dhe befasuese!
Në fakt në Amerike çdo gjë është e mundshme! Gjithmonë ëndërroj që një ditë në Shtepinë e Bardhë të jetë një shqiptaro-amerikan. Pse jo dhe një nxënës nga Shkolla Shqipe “Alba Life”?
Believe in your dreams and they may come true: Believe in yourself and it will come true qe perkthehet:
Besoni në ëndrrat tuaja dhe ato mund të bëhen të vërteta: Besoni në veten tuaj dhe do të bëhet e vërtetë!
Klodiana Halsted në llogarinë e saj ne F/B ndau këtë fragment për përvojën e saj me fëmijët në Shtepinë e Bardhë për të festuar Pashkët:
“Ndjehem shumë e bekuar këtë vit sepse i dhamë fund festimeve të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë për “Roll Egg 2019-të. Ishte një përvojë e mrekullueshme për të ndarë me motrën time dhe fëmijët tanë.

Ka shumë histori dhe krenari për të mësuar fëmijët e vegjël të cilët të gjithë donin të ishin presidentë në fund të evenimentit. Unë lutem që Perëndia ta bekoje këtë vend gjithmonë dhe jam mirënjohëse për mundësitë që më jep çdo ditë. Ne kishim dëshire për te qëndruar më gjatë, pasi Washington DC është një kryeqytet shume i bukur. Në një shënim me humor zbavitës që na dërguan, blu-ja ishte ngjyra për të veshur (Ahem FLOTUS) dhe ne ishim pjesë e shumicës me veshjet blu te fëmijëve”.
23 Prill, 2019

New York