Ballina Aktualitet NJË VIZITË TE VARRI I MUSLI MULOSMANAJ

NJË VIZITË TE VARRI I MUSLI MULOSMANAJ

Sot, me rastin e dy vjetorit të vdekjes së Musli Mulosmanajt, bashkë me familjen e tij, vizituam varrin në Maple Grove në Kew Gardens në New York, ku me ndjeshmëri të thellë përkujtuam jetën dhe veprën e tij. Me ne ishte edhe kleriku z. Edin Gjoni dhe Ukë Gjonbalaj.
Musli Mulosmanaj ishte njëri ndër nacionalistët e shquar në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, për kontributin e tij që ka dhënë në çështjen kombëtare që nga vitet e 70-ta të shekullit të kaluar. Këtë aktivitet e vazhdoi deri në frymën e fundit kur i mbylli sytë përgjithmonë para dy vjetësh.
Musli Mulosmanaj ishte trashëgimtari më i vjetër i familjes së Binak Alisë.
Vepra që na la Musli Mulosmanaj, do të mbetet gjithmonë në zemrat tona, të nacionalistëve shqiptarë, të legalistëve dhe të antisllavëve. Do ta përkujtojmë gjithnjë si një atdhetar të devotshëm, që ai, dhe paraardhësit e tij i dhanë Shqipërisë, Kosovës dhe viseve tjera etnike shqiptare.

Harry Bajraktari,

New York , 2019.