Ballina Muzikë “Me!”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord, arrin 10 milionë...

“Me!”, kënga e re e Taylor Swift thyen rekord, arrin 10 milionë klikime për dy orë

Për herë të parë në Youtube, një video merr më shumë se 10 milionë klikime në vetëm dy orë. Këngëtarja e njohur Taylor Swift para dy ditësh publikoi projektin e ri muzikor të titulluar “Me!” që rezultoi një sukses i madh.

Aktualisht kënga numëron më shumë se 65 milionë klikime, por hyri në histori që në orët e para të publikimit.

Fabula e këngës është në lidhje me partnerin e këngëtares, i cili “nuk do të gjejë tjetër si ajo”.

“Është një këngë për përqafimin e individualitetit dhe zotërimin e saj”, tha ylli.