Ballina Aktualitet Deputeti gjerman për Samitin në Berlin: Tema e ndryshimit të kufijve të...

Deputeti gjerman për Samitin në Berlin: Tema e ndryshimit të kufijve të refuzohet fuqishëm

Lidhur me këtë takim, ka folur edhe deputeti i Parlamentit Gjerman, Peter Beyer, i cili ka thënë se pret që nga Samiti i nesërm i Berlinit të arrihet hap i madh përpara.

Beyer tha se pret sjellje të përgjegjshme e konstruktive si dhe përqendrim në përmbajtjen origjinale të kornizës së dialogut Kosovë-Serbi.

“Ky takim nuk ka të bëjë me plane specifike konkrete me kushtëzime të caktuara, por për informacion dhe shkëmbim informatash rreth çështjeve rajonale. Veç kësaj, mund të shpresojmë që Serbia dhe Kosova do ta shfrytëzojnë këtë takim në mënyrë konstruktive dhe të diskutojnë mbi procesin e normalizimit. Sepse nëse ende ka mungesë të seriozitetit për progres, perspektiva e BE-së për të dy vendet do të mbetet ad acta”, tha Beyer sot në një interviste për DW, edicioni në serbisht.

Po ashtu Bayer thotë se është e dëshirueshme që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në një të ardhme të parashikueshme.

Derisa shton se rreth zgjidhjes së mundshme të çështjes Kosovë-Serbi, më së miri mund të flasin pjesëmarrësit e këtij procesi.

“Duhet thënë gjithashtu se për shkëmbimin e propozuar të territoreve nuk është folur aq shumë. Por unë nuk do të lëshohesha shumë. Sepse ndryshimi i kufijve në vija etnike mund të shkaktojë reagim zinxhiror. Për këtë arsye, ky propozim, nga cilado palë të ketë ardhur, duhet të refuzohet në atë mënyrë që të mos ketë asnjë dyshim. Në skenarin më të keq, mund të vijë deri tek përshkallëzimi dhe konflikti i armatosur” , tha ndër të tjera, Beyer.