Revista prestigjioze “People” ka publikuar edhe për këtë vit emrin e “Gruas më të bukur” të vitit 2019. Ajo është aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Garner, e cila ka fituar këtë ‘titull’ jo vetëm për shkak të bukurisë së saj fizike.
“Nuk isha ndonjë nga vajzat e bukura që ndihesha e sigur dhe nuk e shikoja veten aspak tërheqëse. Nuk ishte pjesë e jetës sime. Por u ndjeva mirë me veten më pas. Ky ishte truku! Paraqitja nuk ishte ndonjë gjë me rëndësi në familjen time. Prindërit e mi nuk më kanë thënë ndonjëherë ‘Je e bukur’ dhe unë thjesht nuk mendoja për këtë”, shprehet aktorja.
Jennifer Garner është nëna e tre fëmijëve: Violet 13 vjeç, Seraphina 10 dhe Samuel 7 vjeç, nga martesa me ish-bashkëhsortin Ben Affleck, Jennifer Garner.