Ballina Bota Human Rights Watch dënon referendumin për zgjatjen e mandatit të presidentit egjiptian

Human Rights Watch dënon referendumin për zgjatjen e mandatit të presidentit egjiptian

Grupi ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch, ka dënuar një referendum të miratuar nga votuesit egjiptianë, që i lejon presidentit të këtij shteti, Abdel Fattah al-Sisi të qëndrojë në pushtet deri më 2030.

Kjo Organizatë ka thënë më 24 prill se referendumi treditor i kompletuar më 22 prill është zhvilluar në një ambient “të padrejtë dhe jo të lirë” si dhe nuk ka pretendime për “legjitimitet”.

Pjesëtarët e kësaj organizate kanë shtuar se votimi është “përcjellur nga shkelje të shumta”, pasi është raportuar se qytetarët janë detyruar të votojnë apo edhe janë korruptuar me ushqim dhe para.

“Dëshira e Sisit për të shkatërruar një gjyqësor të pavarur dhe për të siguruar një rregull autokratik për të paktën edhe 11 vjet, krijon një ambient të shtypur politik, që pati nxitur egjiptianët për t’u revoltuar kundër ish-presidentit, Hosni Mubarak më 2011”, është thënë në një deklaratë.

Amendamentet kushtetuese të miratura në referendum kanë zgjatur mandatin presidencial nga katër në gjashtë vjet, mirëpo po ashtu kanë përfshirë edhe një pikë të veçantë, përmes së cilës Sisit i është zgjatur mandati deri më 2024, si dhe mundësia për të garuar sërish për një mandat gjashtëvjeçar.

Zyrtarët kanë thënë më 23 prill se amendametet janë miratuar nga 88,83 për qind të votuesve nga 44.33 për qind sa ka qenë pjesëmarrja në këtë proces.

Po kjo organizatë pati thënë më herët se “nën qeverisjen e Sisit, të drejtat e njeriut janë në nivelin më të keq në dekada, dhe situata është përshkallëzuar meqë ligjet kundërterrorizmit janë shfrytëzuar për të ndëshkruar kundërshtarët paqësorë”.