Ballina Kuriozitete 1 milionë specie rrezikojnë zhdukjen për shkak të aktivitetit të njeriut

1 milionë specie rrezikojnë zhdukjen për shkak të aktivitetit të njeriut

Shtrirja tronditëse e efektit të njeriut mbi natyrën është zbuluar në një raport të ri të OKB-së, teksa thuhet se rreth 1 milionë specie janë aktualisht në rrezik.  

Raporti i realizuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, tregon se deri në një milion specie tani janë në rrezik të zhdukjes për shkak të aktiviteti të njeriut.

Ndërsa raporti nuk është caktuar për t’u lëshuar deri më 6 maj, AFP thotë se shifrat në draft nuk mund të ndryshohen. Ne duhet të pranojmë se ndryshimi i klimës dhe humbja e natyrës janë po aq të rëndësishme, jo vetëm për mjedisin por edhe si çështje zhvillimore dhe ekonomike, u shpreh një studiues rreth dukurisë tronditëse që po ndodh aktualisht. Mënyra se si prodhojmë ushqimin dhe energjinë tonë është duke dëmtuar shërbimet rregullatore që marrim nga Natyra.

Raporti paralajmëron për një “përshpejtim të shpejtë në normën globale të zhdukjes së specieve”, duke shtuar se ritmi i humbjes tashmë është dhjetëra qindra herë më i lartë se ai që ka qenë mesatarisht, gjatë 10 milion viteve të fundit. Gjithashtu sipas parashikimeve të OKB-së, 500.000 deri në një milion specie tani janë në rrezik të zhdukjes. Ndër aktivitetet që kontribuojnë për këtë përfshijnë ngushtimin e habitatit dhe ndryshimin e përdorimit të tokës, gjuetinë për ushqim, ndryshimin e klimës dhe ndotjen masive të ajrit si dhe të mjedisit për shkak të mbetjeve plastike në masë.

Ka edhe dy drejtues të mëdhenj të humbjes së biodiversitetit dhe ndryshimeve klimatike, numri i njerëzve në botë dhe rritja e aftësisë së tyre për të konsumuar, thuhet gjithashtu në studim. Raporti gjithashtu zbuloi se 75% e sipërfaqeve të tokës, 40% të mjedisit detar dhe 50% të rrugëve ujore të brendshme janë ndryshuar ashpër për shkak të njerëzve. Mjerisht, shumë prej këtyre zonave janë shtëpi për njerëzit indigjenë dhe komunitetet më të varfëra në botë, thuhet në raportin e OKB, i cili pritet të publikohet i plotë në 6 Maj.