E emëruar si “vera e mbretërve”, pija alkoolike ka dalë në shitje për 40 mijë dollarë për një shishe.
Pija, që vjen nga një prodhues hungarez, ka vendosur këtë çmim, me shpresën se do arrijë ripërtrirjen e një trashëgimie mbretërore të pijes, për të cilën thuhet se preferohej nga klasa sunduese në kohën e monarkive.
Rajoni vullkanik në verilindje të Hungarisë, Tokaj, prodhon verë me metodën e tharjes së rrushit në hardhi, për ta ëmbëlsuar sa më shumë që të jetë e mundur.
Supozohet se Luigji i XIV e përshkroi “Tokaji”-n (apo Tokay) si “verën e mbretërve dhe mbretin e verërave”.
Shishja 40 mijë dollarëshe prej 1.5 litrash e nxjerrë në shitje rezulton më e shtrenjta e të gjitha verërave.