Ballina ED/OP Opsioni i vetëm i opozitës – Nga Ylli Manjani

Opsioni i vetëm i opozitës – Nga Ylli Manjani

Nëse qeveria do të çojë deri në fund marrëzinë e bërjes së votimeve me organizata “leva”, siç bëri Partia e Punës në ‘91, opozita politike ka vetëm një opsion;

Të bëjë thirrje për mospjesmarrje në këto votime.

Suksesi politik i opozitës në këto kushte do të matej me sasinë e votuesve që nuk marrin pjesë në votimet farsë.

Kush e do Rilindjen dhe urren demokracinë, le të shkojë e të votojë! 200% le ta nxjerrin rezultatin.

Por kush do demokracinë duhet të përgatitet për zgjedhjet politike. Ato janë sot në agjendën e Shqipërisë.

Asnjë skenar apo opsion tjetër nuk i shton, përkundrazi i heq pikë opozitës.

Qeveria po bën ekzakt këtë gjë, pra të nxisë opozitën drejt dhunës për t’i hequr pikët që ka marrë nga keqqeverisja dhe skandalet e perjavshme të Rilindjes.

Dhuna nuk pranohet nga askush. Deri më sot monopolin e dhunës e ka marrë qeveria. Ajo duhet ta mbajë deri në fundin e saj…