Ballina Bota 180.000 bletë shpëtuan nga djegia në Katedralen e Notre Dame

180.000 bletë shpëtuan nga djegia në Katedralen e Notre Dame

Rreth 180.000 bletë që jetonin nën çatinë e Notre Dame mbijetuan zjarrit të tmerrshëm që dogji së fundi katedralen.

“Bletët janë gjallë dhe mirë. U lehtësova kur pashë një video satelitore që tregon se tre koshere nuk kanë djegur. Mendova se shkuan me katedralen. Falënderoj  Zotin që zjarri nuk i përfshiu. Kjo është një mrekulli”, tha Nicolas Jean, mbikëqyri i bletëve.

Tri koshare me një total prej 180.000 bletësh, rreth 60.000 në secilën, janë të vendosura në katin e parë të katedrales.

Jean shpjegon se bletët evropiane kurrë nuk i braktisin kosheret e tyre.

Ai përkujdeset për bletët që nga viti 2013, kur kosheret u vendosën në çatinë e katedrales, si pjesë e nismës së Parisit për të rritur numrin e bletëve.

Çdo zgjua bletësh prodhon mesatarisht 25 kilogramë mjaltë në vit, e cila del në shitje.