Ballina Kuriozitete Zbulohet ‘’Blu Okavango’’, një diamant i rrallë blu

Zbulohet ‘’Blu Okavango’’, një diamant i rrallë blu

Diamanti më i madh ngjyrë blu i zbuluar ndonjëherë më parë në Botsvana 20,46 karat u prezantua sot për publikun në Gaborone. Një zbulim i veçantë në këtë shtet në Afrikën Jugore, një nga prodhuesit kryesorë të diamanteve në botë.

‘’Është vërtetë e rrallë gjetja e një guri me këtë ngjyrë dhe madhësi. Është një zbulim unik, aq i rrallë sa vetë zbulimi i një ylli në rrugën e qumështit’’, deklaroi Marcus ter Haar, drejtor i përgjithshëm i kompanisë Okavango Diamant Company (ODC), pronari i diamantit.

Guri u nxorr nga miniera Orapa (lindje) miniera më e madhe në qiell të hapur e diamanteve në botë dhe bën pjesë në kategorinë, shumë të rrallë të diamanteve me ngjyrë blu të errët.

Guri i lëmuar u quajt ‘’Blu Okavango’’ referuar deltës të Okavango në Botsvana. Diamanti pritet të dalë në shitje deri në fund të vitit.