Ballina ED/OP KOSOVA, ATDHE I BIJVE TË ISIS-IT ?! – Nga Gani QARRI –...

KOSOVA, ATDHE I BIJVE TË ISIS-IT ?! – Nga Gani QARRI – Zvicër

Mbrëmë, nga Siria, me aeroplan u sollën mese 110 gra, fëmijë dhe xhihadistë nga toka e “shamit” në Kosovë! Kështu edhe një yll melez dhe i paqenë deri më tani, po vuloset përfundimisht në flamurin multietnik të shtetit tonë të brishtë të udhëhequr nga kriminelët.

Falë imamëve ekstremist të cilët i nxitën mbi 350 të rinj shqiptarë të shkojnë e ti bashkohen organizatës terroriste të ISIS-it, në Siri dhe Irak, tani pas shkatërrimit të kësaj organizate terroriste dhe rrëzimit fizik të të ashtuquajturit “kalifat” islamik, Kosova u dashka ti atdhesojë edhe fëmijët e ISIS-it?!

Përveç asaj që shteti ynë nuk u kujdes me kohë që të burgoste hoxhallarët salafisto-vehabist dhe parandalonte nxitjen nga ana e tyre, e  të rinjve tanë që tu bashkohen terroristëve, tani në kundërshtim me të gjitha ligjet ndërkombëtare, kthen edhe fëmijët melez të terroristëve të vrarë arab, pa autorizimin e askujt, të shtetit ku ata kanë lindur, të organeve lokale apo qoftë edhe miratimin gojorë të bashkëfamiljarëve të terroristëve arab.

Asokohe, ky vend me në krye Hashim Thaçin qeveria, policia dhe të gjitha institucionet përgjegjëse shtetërore, lejuan edhe hapjen e “kampeve të zeza” në Debellde, ku për muaj me radhë, të rinjtë tanë janë indoktrinuar dhe trajnuar ushtarakisht për Xhihad, nga imami Zekerija Qatzimi, për dërgimin e tyre në luftërat ndër-arabe, me mashtrim e premtime të pa arritshme në këtë botë, që ti bashkohen ISIS-it në Siri dhe Irak.

https://telegrafi.com/isis-kishte-kamp-trajnimi-ne-debellde-te-vitise-video

Madje shtëpitë e kampit ku u përqendruan ushtarët e rinj të ISIS-it, u përdorën pa asnjë problem dhe as nuk pati nevojë që të kamuflohen pothuajse fare, ndaj dhe u emërtuan vetëm, “sa për sy e faqe” si; “shtëpi pushimi”, në të cilat rreth 370 të rinj shqiptar, për muaj me radhë, para hundëve të mbi 8 mijë policëve që kishte Kosova dhe 2-3 mijë tjerë të EULEX-it, ushtronin dhe përgatiteshin për xhihad,por ata nuk deshën kurrë ta dinin se ekzistonte ky kamp, përderisa erdhi një televizion nga Italia, që tu tregonte atyre dhe neve se ç`po ndodhte vërtetë në Kosovë.

Sipas shifrave zyrtare, të institutit CTC (Combatting Terrorism Center), që nga viti 2011, mbi 300 kosovarë kanë shkuar në Siri dhe Irak.

Për aq më keq, përqindja e regrutëve të ISIS,nga Kosova me 16 luftëtarë për 100.000 banorë, jo vetëm se është më e madhja në Ballkan por është edhe 8 herë më e madhe sesa nga vet shteti i Frances, që ka miliona arab dhe konsiderohet si furnizuesi më i madh i xhihadistëve në Evropë.

Për çudi edhe nga Bosnja e cila territorialisht është shumë afër me ne dhe ka më shumë banorë musliman se Kosova, personat që iu bashkuan ISIS-it,nga ky vend, janë shumë më pak se nga Kosova.

Imamët radikalë të Kosovës, më shumë se 80% të xhihadistëve shqiptar i dërguan në Siri dhe Irak përmes lidhjeve me imamët shqipfolës të Maqedonisë.

Përveç burrave në Sri dhe Irak, atyre u shkuan pas edhe disa nga gratë, të cilat atje lindën fëmijë edhe me terroristët arab.

Dhe siç u njoftua mbrëmë opinioni nga tv-dhe media, sapo zbarkuan 110 prej tyre me aeroplan nga Siria në Kosovë.

Por kjo nuk është e gjitha, fatkeqësia qëndron në faktin se, me “birësimin” anti-ligjor të këtyre fëmijëve të huaj, në Kosovë po zë rrënjë edhe gjenerata e parë e xhihadistëve me gjak puro-arab, të cilët kanë për etër, terroristët e ISIS-it.

Me këtë fillim të mbrapsht, ndoshta pa kaluar shumë kohë, ata që sot zbritën nga ajri në tokën e Kosovës, nesër të indoktrinuar nga lidhjet e xhakut që kanë me kriminelët nga shtetet arabe, mund të ngritin në ajër themelet e shumë objekteve dhe institucioneve jetike duke shkaktuar edhe qindra vdekje të pafajshme në Kosovë.

Ndaj, domosdo lind pyetja se si ndodhi,nga kush dhe cili ishte ai që mundi ta marrë të drejtën “prindërore”, pa asnjë diskutim publik, për përvetësimin e këtyre fëmijëve të terroristëve arab me shtetësi siriane, turke, irakiane etj, si dhe autorizimin për rritjen dhe kujdestarinë antiligjore ndaj tyre.

Kush janë ata që pa e ditur askush në vend, paskan autorizim “ligjore” të atësisë së fëmijëve arab; Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Shefqet Krasniqi, Zekerija Qazimi, Enes Goga,Mazllam Mazllami,Irfan Salihu apo cilido tjetër nga salafisto-vahabistët ekstremist, që ti birësojnë këta fëmijë me xhak të huaj, këtu në Kosovë?!

Kush dhe në bazë të cilit ligj, nen apo alineje, mundi ta marrë mbi vete të drejtën për mbajtjen e këtyre fëmijëve larg shtetit të vet Sirisë, në një vend që është i huaj për ta, si Kosova.

Ky akt mund të cilësohet edhe si kidnapim ani-ligjor i fëmijëve të huaj me origjinë të dy-tre fishtë dhe prejardhje e shtetësi, nga Siria dhe Iraku, për çka Kosova mund të paditet edhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Strasburgut, për të Drejtat e Njeriut dhe dënohet rëndë nga kjo Gjykatë.

Madje Hashim Thaçi pa fije turpi, bën thirrje publike që të vijnë dhe ti marrin familjet?!…

Cilat familje dhe kënd duhet ta marrin, ato që kanë mundësi, mund ti marrin vetëm bijat e tyre, por jo edhe fëmijët arab.

Kjo është e ndaluar edhe me ligj.

Nuk mund as guxon të përvetësohen fëmijët e huaj, pa lejen e etërve, kush e di çfarë janë; sirian, turq, irakian, afganistanez, musliman rus, apo bashkëfamiljarëve të tyre në arabi dhe autorizimin e shtetit të Sirisë dhe Irakut ku ata kanë lindur dhe kanë kaluar edhe disa vite jete, atje.

Ndaj ky problem, përveç frikës aktuale, me këta fëmijë melez e jashtëligjor dhe të tjerët si këta që pritet së shpejti të aterrojnë në Kosovë, prej sot dhe në të ardhmen, do ti shkaktojnë Kosovës, kokëçarje të mëdha dhe probleme të pafund, kur dihet fakti se Hashim Thaçi & CO,  edhe pa “banorë” të tillë, e kanë kthyer Kosovën në kazermë rekrutimi për ushtarë të ISIS-it, në Irak dhe Siri, pasojat e të cilëve, shihet se nuk do të marrin fund kurrë dhe do i vuajmë tash e përgjithmonë.