Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut del që 90% e votave janë numëruar deri më tani.
Ndonëse që nga fillimi Stevo Pendarovski është kandidati i cili po prinë diferenca mes tij dhe kandidates së VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska – Davkova po ngushtohet çdo herë e më shumë. Diferenca mes tyre deri tash është me vetëm 1649 vota.
Sipas statistikave të deritashme del që numri i votuesve të përpunuar është 1.644.739 apo shprehur në përqindje i bije 90,96%.
Në këtë rezultat të tre kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë marrë votat kështu:
Blerim Reka |Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa, ka marrë 73.059 vota apo 10.66%,
Gordana Siljanovska – Davkova | OBRM-PDUKM ka marrë 290.378 votaapo 42.39%,
Stevo Pendarovski | LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë, ka marrë 292.027 vota apo 42.63%.
Poashtu vlen të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme deri më tani po del të jetë 29.400 apo shprehur në përqindje, 4.29%.